Trukimet, Komisioni i Etikës merr
në pyetje drejtuesit e Flamurtarit

Trukimet, Komisioni i Etikës merr<br />në pyetje drejtuesit e Flamurtarit
Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit edhe në mbledhjen e dytë që zhvilloi për cështjen e trukimeve nuk mori një vendim për ndeshjen Teuta-Flamurtari dhe dy ndeshjet e tjera të dyshuara si të fiksuara. Ashtu sikur kishte lajmëruar më parë, Komisioni i Etikës ka marrë në pyetje drejtuesit e ekipit të Flamurtarit. Presidenti i kuqezinjve Sinan Idrizi dhe drejtori teknik, Ardi Behari ka qenë për më shumë se 2 orë para Komisionit që heton trukimet e ndeshjeve duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve dhe kryetarit Fatmir Braka.

Në pyetje është marrë edhe arbitri që drejtoi ndeshjen e javës së 19-të që u zhvillua në Vlorë Kridens Meta. Në përfundim të seancës së marrjes në pyetje, institucioni i Etikës nuk ka dhënë shumë shpjegime për deponimet e tre personave që janë marrë në pyetje. Ndërsa i çuditshëm ka qenë fakti, që komisioni nuk ka marrë në pyetje asnjë nga përfaqësuesit e ekipit të Teutës së Durrësit, e cila është akuzuar se ka fiksuar ndeshjen me Flamurtarin në minutat e fundit në Vlorë. Mësohet se drejtuesit e ekipit të Flamurtarit i kanë paraqitur komisionit versionin e tyre për ndeshjen që e cilësojnë të trukuar dhe kanë kërkuar që të merren masa për të shmangur fenomenin negativ të trukimit.

Etika është njohur edhe me relacionet e arbitrave dhe delegatit, teksa mësohet se ata nuk kanë vërejtur dicka të dyshimtë gjatë ndeshjes për ta paraqitur në relacion. Komisioni vendosi, të mblidhet përsëri ditën e mërkurë më datë 4 shkurt ora 14.00, për shkak se volumi i materialeve që do të shqyrtohen ishte mjaft voluminoz dhe kërkon kohë për tu shqyrtuar. Ditën e mërkurë, do të thërriten edhe dëshmitarë të tjerë edhe për ndeshjen Vllaznia- Kukësi, Laçi - Partizani.

Mes dy ndeshjeve të fundit që kanë mbetur për t’u hetuar nga Etika, Vllaznia-Kukësi është më e ndërlikuar, pasi janë depozituar 3 pati në prokurori për hetim. Drejtuesit e Vllaznisë, por edhe këshilltari i Bashkisë shprehen se ndeshja ka qenë e trukuar, por drejtuesit e Kukësit mohojnë gjithçka duke paditur Orogen Vason për shpifje duke kërkuar dëmshpërblim. Theksojmë që Etika është duke hetuar për manipulimin e ndeshjeve njëkohësisht me prokurorinë e Vlorës dhe të Shkodrës. Prokuroria u ka dërguar shkresa të gjitha kompanive të basteve për t’u njohur me lëvizjen e koeficienteve të basteve dhe shumat që janë luajtur për ndeshjen Teuta-Flamurtari dhe ndeshjeve të tjera.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra