Trukimet në futboll, Braçe: Zoti
kryeprokuror, ja provat, ç'do më?!

Trukimet në futboll, Braçe: Zoti<br />kryeprokuror, ja provat, ç'do më?!
TIRANE-Deputeti Erjon Braçe, tifoz i zjarrtë i Partizanit ka bërë në denoncim jo të zakontë. Sipas tij, ka prova të pakundërshtueshme që një menaxher po bën namin duke trukuar rezultatet në ndeshje.

“Nje nga operatoret e shumte te ketij sistemi që fikson rezultate dhe manipulon garën, nuk eshte nje keqberes i zakonshem. Ai është një menaxher futbolli, por dhe më shumë se kaq”, shkruan Braçe duke publikuar dhe disa foto te Drini Caushaj, menaxher futbolli me Duken, Bushi e me futbollistin Emiljano Vila.

Reagimi i deputetit vjen pas videos së skandalit ku menaxheri Drini Çaushi tentoi të manipulonte ndeshjen Partizani-Kukësi duke i ofruar para mesfushorit Emiljano Vila në emër të presidentit Safet Gjici.

Shkrimi i plote i Erjon Braçes
Zoti kryeprokuror, kjo është banda, ky është sistemi!
 
Ju te tjeret, mos i fshihni keto foto!
 
Perpjekja per te fiksuar rezultatin e ndeshjes Partizani- Kukësi, ne favor te Kukësit dhe duke nderhyre brenda ne skuadren e Partizanit, publikuar ne Fiks Fare;
 
Ka nxjerrë lakuriq, pa brekët e zeza e kanatieren e kuqe të Europianit, sistemin kriminal të futbollit shqiptar.
 
Kam vite qe flas per kete, nisur nga info te brendeshme te ketij ambjenti.
 
Por tani eshte ndryshe;
 
Tani ka prova!
 
Nje nga operatoret e shumte te ketij sistemi që fikson rezultate dhe manipulon garën, nuk eshte nje keqberes i zakonshem.
 
Ai është një menaxher futbolli, por dhe më shumë se kaq.
 
Është zbulues i talenteve shqiptarë në Greqi për Federatën Shqiptare të Futbollit.
 
Imagjinoni, ky qe flet me “Të Madhin”, qe u kerkon futbollisteve te “bojne gjojna te vogla, qe sbijne ne sy, tolorime”-sic thote ne biseden e krimit, zbulon talentet shqiptare per Sistemin e Federates!
 
Ky eshte kulmi!
 
Ky eshte krim!
 
Ne krye te tij eshte Federata Shqiptare e Futbollit!
 
Zoti prokuror!
 
Deri tani eshte thene se nuk ka prova per krimet ne futboll!
 
Ne menyre te turpshme eshte thene keshtu!
 
Ne fakt nuk eshte keshtu;
 
Raporti i Uefa per ndeshjet e Skenderbeut ka prova pa fund.
 
Por kjo e ndeshjes Partizani Kukësi, ja ben muuuuuuu!
 
Kjo tregon se si funksionon Sistemi;
 
Nisur nga menaxhere qe “I Madhi” i ka futur ne futbollin shqiptar, deri ne nivelin kombetar te tij, per ti ushqyer aty dhe perdorur per fiksumin e ndeshjeve, fituesve, manipulimin e garave.
 
Kjo po ndodh vit pas viti prej shtate vitesh duke shkaterruar endrrat e mijera futbollisteve, qindra mije femijeve qe duan futbollin, miliona qytetareve qe kane pasion futbollin, por edhe ekonomine e tij!
 
Ky Sistem duhet rrezuar!
 
Kete Sistem e rrezon vec prokuroria!
 
Kerkush tjeter!
 
Mos harro;
 
Si ndeshja Partizani Kukesi-tentuar dukshem me prova por zgjidhur me arbitrin e Federates me pas, jane disa te tjera ne tre jave, ne Gjirokaster, Korce e Kukes.
 
Ja bejne muuuu!
 
I denoncuan trajneret!

DENONCIMI I BRACES

brace me duken

drini

drini caushi

(Fotot e pubikuara nga Erjon Braçe)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë