Trukimet, prokuroria e Shkodrës nis
hetimet për ndeshjes Vllaznia-Kukësi

Trukimet, prokuroria e Shkodrës nis<br />hetimet për ndeshjes Vllaznia-Kukësi
Që në orët e para të së premtes Prokuroria e Shkodrës ka thirrur për të dëshmuar 4 dëshmitarë të ndeshjes Vllaznia –Kukësi e përfunduar me rezultatin 1-2 dhe e dyshuar si e trukuar. Në Prokurori janë thirrur kryetari i bordit mbikëqyrës Vllaznia sh.a Xhevdet Amuli bashkë me tre futbollistët, mbrojtësit Arsen Sykaj, Olsi Gocaj dhe Alis Baci për të parë se çfarë ka ndodhur në atë sfidë për të cilën ka akuza të forta e dyshime të mëdha. Personat e sipërcituar përpara prokurorit të kësaj çështjeje Fatmir Lushi kanë dëshmuar në lidhje me akuzat dhe dyshimet për trukimin e ndeshjes Vllaznia-Kukësi, i fituar nga kuksianët 1-2. Jo vetëm në Shkodër nga anëtari i këshillit bashkiak Erogen Vaso por edhe nga skuadra e Kukësit ka kërkuar që Prokuroria e Shkodrës të hedhë dritë mbi këtë sfidë. Siç bëhet e ditur në ditët në vijim, Amuli, Gocaj, Sykaj e Baci nuk do të jenë të vetmit sepse Prokuroria do të thërrasë edhe futbollistë të tjerë për të dëshmuar. Jo vetëm futbollistët por edhe drejtuesit më të lartë të klubit të futbollit Vllaznia nuk përjashtohen nga mundësia e shkuarjes në Prokurorinë e Shkodrës për këtë çështje.
 
 
Amuli: Prokuroria të bëjë punën e saj
 
Xhevdet Amuli, kreu i këshillit mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia sh.a është ndër të parët i cili edhe publikisht sapo u hodhën akuza e dyshime për sfidën Vllaznia-Kukësi ka kërkuar që organi i Prokurorisë të bëjë punën e vet derisa të zbardhë gjithçka, sidomos deklarata e anëtarit të këshillit bashkiak të Vllaznisë Erogen Vaso që pretendon se ajo ndeshje është e trukuar. Vaso do të shkonte deri aty sa të shprehej publikisht kudo në media se gjatë këtij kampionati ndeshjet Vllaznia-Kukësi janë të gjitha të trukuara për një vlerë prej 100 mijë euro që kuksianët kanë paguar për t’i fituar përballjet. Kreu i bordit Vllaznia sh.a Xhevdet Amuli tha se: “Ne kemi kërkuar që prokuroria të bëjë punën e vet për të zbardhur nëse qëndrojnë aludimet për një trukim të atij takimi. Unë nuk kam shprehur asgjë më tepër sesa kjo në prokurori, pasi janë ato organi që do të zbërdhin të vërtetën. Ne nuk kemi asnjë dyshim tek askush. Prokuroria të bëj punën e vet. Ne jemi të hapur për të shprehur gatishmërinë tonë për ato që do të na kërkohen. Këtë kam deklaruar sot”.
 
 
Lojtarët nuk pranojnë asgjë. Mjaftohen me plotësimin e një formulari.
 
3 futbollistët e Vllaznisë, Arsen Sykaj, Alis Baci dhe Olsi Gocaj nuk kanë qëndruar shumë gjatë në Prokurori por për një kohë të shkurtër. Të 3 mbrojtësit në fjalë janë marrë në pyetje nga Prokurori Fatmir Lushi për akuzat që janë bërë në drejtim të asaj ndeshjeje të shumëpërfolur mes Vllaznisë e Kukësit. Futbollistët shkodran nuk kanë pranuar asgjë nga ato çfarë janë deklaruar dhe për çfarë dyshohet. Për 3 mbrojtësit, si çdo herë akuzat dhe aludimet e bëra janë thënie që përmenden pas çdo humbjeje që në Shkodër ndodh. Siç bëhet e ditur nga Prokuroria, futbollistët kanë bërë plotësimin e një formular që i është paraqitur nga ana e prokurorit të çështjes. Ky i fundit i ka komunikuar 3 mbrojtësve se pas kësaj dëshmie nuk është e nevojshme që të shkojnë më në prokurori për të dëshmuar. Pavarësisht kësaj, kjo çështje nuk do mbetet me kaq sepse do të jenë dhe futbollistë të tjerë të Vllaznisë që do të thirren në ditët e mëpasme për të kryer proçedurat që kërkon Prokuroria e Shkodrës me qëllimin për të hetuar mbi akuzat dhe aludimet që bëhen se ndeshja Vllaznia-Kukësi ka qenë e trukuar. Në fakt që pas humbjes me Kukësin, burime të sigurta për shqiptarja.com që atëherë konfirmuan se kishin dyshime për këta tre futbollistë të mbrojtjes dhe emrat e tyre janë lakuar kudo duke u akuzuar se kanë toleruar me qëllim ndaj Kukësit. Të nesërmen e asaj ndeshjeje këta futbollistë edhe publikisht do të mohin gjithçka përsa akuzoheshin duke thënë në media se gjithnjë kanë dhënë më të mirën për Vllazninë dhe se këto gjëra nuk i kanë bërë asnjëherë.
 
Edhe Erogen Vaso në Prokurori
 
Burime për shkodrapress bëjnë të ditur se këto ditë edhe vetë akuzuesi, anëtari i këshillit bashkiak Erogen Vaso është thirrur nga ana e Prokurorisë për të thënë ato çfarë di në lidhje me akuzat e forta që ka lëshuar publikisht për një trukim të mundshëm të ndeshjes Vllaznia-Kukësi. Nga sa bëhet e ditur Vaso ka vazhduar t’i qëndrojë thënieve të tij se pretendon se drejtuesit më të lartë të Vllaznisë kanë bërë një marrëveshje të fshehtë me drejtuesit e Kukësit për t’i lënë 4 ndeshjet e kampionatit me një përfitim prej 100 mijë eurosh. Prokurorët kanë regjistruar dëshminë e Vasos dhe tashmë hetimi vazhdon.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni