Nga 250 euro për kokë kanë fituar lojtarët e Teutës së Durrësit nga manipulimi i rezultatit të ndeshjes miqësore me skuadrën austriake të Austria e Vienës. Këtë fakt e ka zbuluar hetimi i bërë nga organet e drejtësisë austriake, pas sekuestrimit të telefonave të lojtarëve të Teutës.
Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës për letër-porosinë e Prokurorisë austriake, që “Shqiptarja.com” e disponon, në një prej telefonave celularë, atë të mbrojtësit Erand Hoxha ata kanë kapur një komunikim me mesazhe me një shok të skuadrës Bruno Dita, i cili nuk luante atë ndeshje se ishte i dëmtuar. Në atë mesazh lojtari Teutës pranonte se kishin lënë vetë dy gola.
Po kështu Erand Hoxha ka i ka shkruar shokut të skuadrës se për trukimin e ndeshjes lojtarët kanë marrë nga 250 euro secili.
“Nga vleresimi i telefonit mobil të të pandehurit të katërt Erand Hoxha doli që ky ka pranuar në një mesazh të derguar një personi me emrin Bruno Dita, që ekipi i tij në ndeshjen kunder FK Austria Vien ka lejuar dy gola. Më tej ai i tregon personit Bruno Dita, që ata paskan marrë secili nga 250.00 Euro (dy shifrat pas pikës janë për centët, sqarim i redaksisë)", thuhet në letër-porosinë e dërguar nga Prokuroria austriake.
Mesazhi për ndeshjen me Partizanin
Nga hetimet e austriakëve janë ngritur dyshime edhe për ndeshje të tjera që mund të jenë trukuar nga lojtarët e Teutës, këtë herë në kampionatin shqiptar. Po në komunikimin me mesazhe midis Erand Hoxhës edhe Bruno Ditës del se lojtari Dita që nuk luante për arsye dëmtimi ka pyetur shokun e skuadrës se si do të dilte ndeshja me Partizanin.
“Pyetjes së bërë nga Bruno Dita, nëse ata në ndeshjen me Partizanin do të luajne saktë apo duhet t’ia lënë atyre, Erand Hoxha përgjigjet, se kjo varet nga se si do të bëhet ndeshja Vlora – Korça”, thuhet në letër-porosinë e dërguar nga Prokuroria austriake. Në fakt këtu bëhet fjalë për javën e fundit të kampionatit shqiptar në sezonin e kaluar ku luheshin fatet e kampionatit. Skënderbeu luante në Vlorë dhe nëse fitonte shpallej kampion, siç edhe ndodhi, por në rast se humbiste atëhere Partizanit i duhej të fitonte në ndeshjen që luante me Teutën.
Ndeshjet u luajtën në të njëjtën orë, ndaj edhe Erand Hoxha është përgjigjur: “se kjo varet nga se si do të bëhet ndeshja Vlora – Korça”.
Flamurtari-Skënderbeu ishte 0-1 në pjesën e parë, ndërsa Partizani-Teuta 1-0 po në pjesën e parë. Por pasi Skënderbeu shënoi golin e dytë në pjesën e dytë, ndeshja në Tiranë u përmbys dhe me dy gola në minutën e 73-të si dhe 90+3’ Teuta fitoi ndaj Partizanit.
Tre lojtarë janë ende me Teutën
Shpëtim Moçka, Bledjan Rizvani, Rustem Hoxha, Erand Hoxha dhe trajneri Juljan Ahmataj nuk janë të gjithë ende me Teutën e Durrësit. Trajneri Ahmataj tashmë drejton Besën e Kavajës, ekip që luan në Kategorinë e Parë, kurse portieri Bledjan Rizvani luan për Bylisin e Ballshit po në Kategorinë e Parë. Portieri Shpëtim Moçka dhe dy mbrojtësit Rustem Hoxha dhe Erand Hoxha janë ende pjesë e Teutës.
/Shqiptarja.com