Trump: 20 vjet pa sukses në
politikën ndaj Koresë së Veriut

Trump: 20 vjet pa sukses në<br />politikën ndaj Koresë së Veriut<br>
Presidenti Donald Trump tha sot se çdo përpjekje për të zgjidhur çështjen e Koresë së Veriut ka dështuar për më shumë se dy dekada. "Vendi ynë ka qënë i pasuksesshëm në ballafaqimin me Korenë e Veriut për 25 vjet, duke dhënë miliarda dollarë dhe duke mos marrë asgjë mbrapsht,"- tha presidenti në Trump në Twitter.

Deklaratat e reja të presidentit Trump janë sugjerimet e tij më të fundit, se mund të ndryshojë politikën amerikane që synon të pengojë Korenë e Veriut të zhvillojë armë bërthamore pa konfrontime. Të shtunën Trump shkroi në Twitter se "presidentët e kaluar amerikanë kanë biseduar me udhëheqësit e Koresë së Veriut, duke bërë marrëveshje dhe duke paguar sasi të mëdha parash.. dhe kjo nuk ka funksionuar, marrëveshjet janë shkelur para se të thahej boja, duke i vënë në lojë negociatorët amerikanë. Më falni, por vetëm një gjë do të funksionojë!"

Nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte presidenti, por komentet e tij duket të sugjerojnë se ai iu referohet veprimeve ushtarake./Voa

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?