SHBA-Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe në konferencën e parë që pas zgjedhjeve presidenciale, ka reaguar sërish ashpër ndaj gazetarëve të CNN. Gjatë pyetjeve nga gazetarit Acosta, Trump i është drejtuar atij më këto fjalë.
 
“Ju prodhoni lajme të rreme. Jeni një organizatë e tmerrshme”,-tha Trump para dhjetëra gazetarëve.
 
Gazetari Acosta ka reaguar menjëherë pas ‘’sulmit’’ të Trump duke i thënë “Ju po na sulmoni, a mund të na përgjigjeni në pyetjet e bëra”. Po ndërkohë Trump ka vazhduar më tej duke i kërkuar të ruante etikën. 
 
Donald Trump do të jetë zyrtarisht në krye të Shtëpisë së Bardhë më 20 janar.