Trump akuza demokratëve për
dështimin e reformës Obamacare

Trump akuza demokratëve për<br />dështimin e reformës Obamacare
Pasi përpjekjet e republikanëve për të kaluar ligjin e ri për kujdesin shëndetësor në Senat dështuan, presidenti amerikan, Donald Trump fajësoi demokratët dhe disa pjesëtarë të partisë së tij, por premtoi  se do të rikthehej me një plan të madh për shëndetin.

Ne u lamë në baltë nga demokratët dhe disa republikanë. Pjesa më e madhe e republikanëve ishin besnikë të mrekullueshëm dhe punuan shumë. Ne do të rikthehemi”, shkruan ne Twitter Trump.

Siç kam thënë gjithnjë fillimisht të rrëzojmë Obamacare dhe më pas të mblidhemi e të hartojmë një plan të madh për kujdesin shëndetësor. Qëndroni në pritje…”, ka shtuar ai.

Të hënën, edhe dy senator të tjerë republikanë u shprehën kundër alternativës së partisë së tyre ndaj asaj që njihet si Obamacare duke e bërë të pamundur miratimin e projektligjit në formën aktuale. Mike Lee dhe Jerry Moran thanë se legjislacioni i ri nuk shkon aq larg sa duhet në zëvëndësimin e sistemit ekzistues shëndetësor.

Republikanët kanë qënë të përçarë sa i përket çështjes, me shqetësime të moderuara lidhur me efektet që do të ketë lëvizja tek personat më të cënueshëm. Presidenti Trump e ktheu zëvëndësimin e Obamacare në premtimin kyç të fushatës së tij elektorale. Me dy kundërshtarët e rinj, republikanët që kanë 52 vende në senat nuk do të kene më votat e mjaftueshme për miratimin e projektligjit në senatin me 100 anëtarë.

Tashmë demokratët kanë bërë të qartë se nuk do të bashkpunojnë për zëvëndësimin e Obamacare, por se mund të angazhohen për përmirësimin e tij. Udhëheqësi i shumicës në senatin amerikan Mitch Mçonnell po përballet tashmë me rezistencë ndaj planit të tij për të zhvilluar votimin që do të shfuqizonte plotësisht ligjin për kujdesin shëndetësor t ëish-presidentit Barack Obama dhe do të vononte me dy vjet zëvëndësimin e tij.

Gjithashtu të hënën dështoi përpjekja më e fundit republikane për një reformism të plotë të sistemit të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë Mçonnell e njoftoi qasjen e re në hapje të punimeve të Senatit të martën. “Tani do të provojmë një mënyrë tjetër për të lehtësuar popullin amerikan nga Obamacare”, tha ai duke iu referuar ligjit per kujdesin shëndetësor të nënshkruar nga ish-presidenti Obama.

Senatorët republikanë Shelley Moore Capito, Susan Collins dhe Lisa Murkoeski njoftuan qëndrimin e tyre kundër, ndërsa Rob Portman dhe të tjerë u shprehën skeptik.

Presidenti Trump i cili ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për shfuqizimin dhe zëvëndësimin e “Obamacare”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai është “i zhgënjyer” nga dështimi dhe shtoi se republikanët do ta lënë ligjin actual të dështojë vetvetiu. “Ne do ta lëmë ligjin “Obamacare” do të dështojë dhe pastaj demokratët do të vijnë tek ne dhe do të na thonë: Si mund ta rregullojmë?”, deklaroi  Trump.

Qasja më e fundit e Mçonnell erdhi pasi dy senator të tjerë republikanë, Jerry Moran dhe Mike Lee refuzuan të hënën në mbrëmje të mbështesin masën e fundit për të shfuqizuar ligjin aktual, të njohur gjerësisht si “Obamacare”.

Vendimi i tyre e çoi në të paktën katër numrin e votave “kundër” të republikanëve në një kohë kur për të miratuar ligjin, Mitch Mçonnell mund të përballonte humbjen e vetëm dy votave, përballë një opozite unanime demokrate.

Republikanët kanë një avantazh të vogël në Senat. Ata kanë 52 vende ndërsa demokratët 46 nga 100 gjithsej./Voa



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi