Trump, akuza Obamës për mosveprim
mbi pretendimin e ndërhyrjes ruse

Trump, akuza Obamës për mosveprim<br />mbi pretendimin e ndërhyrjes ruse
Presidenti Donald Trump ka akuzuar paraardhësin e tij Barack Obama për mosveprim mbi ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet e SHBA.

Trump tha se Barack Obama e kishte mësuar përpara sondazhit ndërhyrjen e hakerave rus dhe "nuk bëri asgjë".

Komentet e tij erdhën pasinjë artikull në Washington Post, që thoshte se Obama mësoi në gushtin e kaluar "përfshirjen e drejtpërdrejtë" të Presidentit Vladimir Putin.

Artikulli i Washington Post, thotë se Obama u vu në dijeni në gushtin e kaluar nga burime brenda qeverisë ruse, se Putin ishte drejtpërdrejt i përfshirë në një fushatë kibernetike për të dëmtuar Clinton dhe për të ndihmuar fitore e Trump.

Në statusin e Donal Trump në Twitter, ky i fundit shkruan se Obama ishte në dijeni të këtij ndikimi të pretenduar dhe se nuk veproi. 

trimp

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve