Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se aleatët europianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin.
Komentet Trump i bëri gjatë një interviste me Corriere della Sera, ku tha se shtetet europiane mund të jenë shumë të dobishme në të ardhmen.
"A pres zhvillime pozitive në bashkëpunimin me vendet evropiane? Nuk kam asnjë ide. Varet prej tyre", tha mes të tjerash Trump.
"Vendet e G7 ishin të parëndësishme në Iran, por ato do të jenë të dobishme pas luftës", shtoi Trump.
Përtej një kontributi të mundshëm evropian në pastrimin e minave dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, samiti në Francë do të trajtojë tema të tjera të nxehta, nga Ukraina te tregtia. Vëmendja e Trump është përqendruar te Irani: kur u pyet nëse pret zhvillime pozitive në bashkëpunim me aleatët evropianë, presidenti u përgjigj: "Nuk kam ide. Varet prej tyre."
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ministri iranian Araghchi: Marrëveshja me SHBA nuk ka qenë kurrë kaq afër! Trump: Evropa nuk ka qenë e dobishme, por mund të jetë në të ardhmen









