Trump anulon marrëveshjen me
Kubën, nënshkruar nga Obama

Trump anulon marrëveshjen me<br />Kubën, nënshkruar nga Obama
Presidenti Donald Trump gjatë një vizite në Majemi të Floridës deklaroi se do të shfuqizonte disa elementë të marrëveshjes historike SHBA-Kubë për normalizimin e marrëdhënieve që ndërmori paraardhësi i tij, Barack Obama pas më shumë se 50 vjetësh izolim të ishullit.

Politika e re e Shtëpisë së Bardhë udhëzon Departamentin e Thesarit t’i japë fund metodës së zakonshme të vizitave në kombin komunist, duke ndaluar udhëtimet individuale mes shtetasve

Politika e Trumpit kufizon këtë metodë udhëtimi në Kubë për individët. 

Më tej Presidenti u tha pjesëmarrësve se do të ekspozonte krimet e regjimit Castro në Kubë dhe se administrata e tij nuk “do të fshihej prej tyre, nuk do t’i justifikonte dhe nuk do t’i zbukuronte .

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje qeverisë kubaneze t’i jape fund keqtrajtimit të disidentëve, të lirojë të burgosrurit politikë dhe të lejojë liri politike dhe ekonomike.

Ai tha se përpjekjet e administratës së Presidentit Obama për të hapur marrëdhëniet me vendin-ishull, nuk bënë gjë tjetër përveçse pasuruan regjimin kubanez.

Trump tha se do të angazhohet për një marrëveshje që do t’u shërbejë më mirë interesave të popujve të Shteteve të Bashkuara dhe Kubës. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi