Trump anulon takimin, Kim Jong-un: Jemi gati të bisedojmë

Trump anulon takimin, Kim Jong-un: Jemi gati të bisedojmë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jon-un

Pas anulimit të  takimit mes Trump dhe liderit Koreano-Verior që do të mbahej në Singapor më 12 qershor ka reaguar menjëherë edhe  Koreja e Veriut.

Koreja e Veriut është shprehur e gatshme të komunikojë në çdo formë me presidentin amerikan Donald Trump.

Jemi gati  të flasim në çdo kohë në çfarëdo forme. Ne kemi bërë përpjekje për dekluearizimin e vendit, ne shkatërruam tunelet bërthamore.

                Kim Jong-un, lideri Koresë së Veriut

Anulimi i takimit erdhi si pasojë e tensione dhe marrëdhënieve jo të mira midis vendeve pas komenteve ndaj njëri-tjetrit.

Koreja e Veriut ka një mungesë të thellë të besimit të mirë. Bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, që të ketë takimin e planifikuar gjatë.  Ju flisni për aftësitë tuaja bërthamore, por e jona janë kaq masive dhe të fuqishme që t'i lutem Perëndisë ata kurrë nuk do të duhet të përdoren. Është një mundësi e humbur por mund të takohemi në të ardhmen.

                Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Takimi do të mbahej për bisedimet për denuklearizimin e gadishullit korean, normalizimin e marrëdhënieve midis dy Koreve dhe mundësitë që SHBA do ti ofronte Koresë së Veriut për të zhvilluar më shumë ekonominë e saj.

Presidenti Trump i dërgoj një letër të hapur Kim Jong-un duke shprehur dëshirën për tu takuar menjëherë pas normalizimit të marrëdhënieve midis dy palëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj