Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë për bisedimet me Iranin në Pakistan, dy të dërguarit e posacëm të Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Sipas Levitt, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance është në SHBA, por do të jetë në gatishmëri.
Ndërsa delegacionin Iranian do ta kryesojë ministri i jashtëm Abbas Araghchi, i cili ka informuar se Pakistani do të jetë ndalesa e parë e një turneu diplomatik që ai do të nisë sonte dhe më pas do të vizitojë Muskatin, Omanin dhe më pas Moskën.
"Qëllimi i vizitave të mia është të koordinohem ngushtë me partnerët tanë për çështjet dypalëshe dhe të konsultohem për zhvillimet rajonale. Fqinjët tanë janë përparësia jonë", shkroi ai në X.
Më herët Donald Trump tha nga zyra ovale se i ka idetë e qarta për mënyrën sesi do ti japë fund konfliktit me Iranin në rast të mos arritjes së një marrëveshjeje.
"Ne nuk kemi nxitim. Të gjithë thonë Trump është nënë presionin e kohës. Jo jo! E di kush është nën presionin e kohës? Janë ata. Ushtria e tyre ka rënë, Liderët e tyre janë zhdukur. Tani kanë lidership të ri ku po grinden zi qenë e mace se kush do të marrë kontrollin. Kemi arritur 75% të objektivave tona. Kemi një bllokadë që është 100% efektive. Tani po presim dhe duam të shohim cfarë marrëveshje do të bëjmë. Nëse nuk do të duan të bëjnë marrëveshje do ti jap fund ushtarakisht.", tha Trump.
Ndërkohë në një konferencë për shtyp në Pentagon, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Pete Hegseth thotë se Irani ka sot mundësinë më të mirë e të zgjuar. Hegseth theksoi se duhet të arrihet 'Një marrëveshje e mirë ose do të godasim përsëri'.
Forcat e armatosura amerikane ndërkohë, po përgatisin plane emergjente për të goditur mbrojtjet iraniane në Ngushticën e Hormuzit në rast se armëpushimi i brishtë do të shembet. Kështu raporton CNN, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë, sipas të cilëve fokusi është në neutralizimin e minave iraniane, të mjeteve të sulmit të shpejtë dhe të kërcënimeve bregdetare, me qëllim mbajtjen të hapur të këtij kalimi detar nga i cili kalon 20% e naftës botërore.
SHBA-të kanë dërguar tre transportues aeroplanësh në Lindjen e Mesme, që sic informon Komanda Qëndrore amerikane, për herë të parë në dekada po operojnë njëkohësisht.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani njoftoi se pati një "bisedë të gjatë dhe miqësore telefonike" me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, të cilin e "falënderoi për angazhimin e tij" në bisedimet e reja që po zhvillohen sot në Uashington midis Libanit dhe Izraelit.
"Konfirmova gatishmërinë e plotë të Italisë për të mbështetur dialogun", shkroi zv.kryeministri Tajani në rrjetin social ‘X’, "duke nënvizuar urgjencën e zgjatjes së armëpushimit në Liban dhe sigurimin e mbrojtjes së civilëve dhe kontingjentit të UNIFIL nga sulme të mëtejshme".

Foto: Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me Reuters se Irani planifikon të paraqesë një propozim që synon "përmbushjen e kërkesave amerikane" në negociata.
"Ata po paraqesin një propozim dhe do ta shohim. Irani dëshiron të flasë dhe të shohë nëse mund të arrijmë një marrëveshje", tha Trump.
Kur u pyet se me kë është në kontakt SHBA-ja, Trump u përgjigj: "Nuk dua ta them, por po flasim me njerëzit përgjegjës tani për tani".

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka diskutuar marrëveshjen e armëpushimit SHBA-Iran në një telefonatë me Presidentin amerikan Donald Trump, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Katarit.
Mësohet se gjatë diskutimeve, Al Thani tha se Katari do të vazhdojë koordinimin me partnerët, për të mbështetur përpjekjet e ndërmjetësimit të udhëhequra nga Pakistani.

Foto: Abbas Araghchi
"Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me amerikanët në Islamabad", raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, duke cituar një deklaratë zyrtare që akuzonte mediat amerikane për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me raundin e ri të supozuar të bisedimeve.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi udhëtimin e të dërguarve të posaçëm amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner për në Pakistan.
Deklarata, e titulluar "Media amerikane gënjen përsëri", thotë se "zyrtarët dhe mediat amerikane kanë sajuar histori për kontakte të reja për më shumë se dhjetë ditë" dhe se negociatat me Uashingtonin "nuk janë aktualisht në axhendë".
Sipas të njëjtit burim, Araghchi do të diskutojë në vend të kësaj "vlerësimet e Iranit për përfundimin e luftës" me zyrtarët pakistanezë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po forcojnë bashkëpunimin mbi lëndët e para kritike.
Në Uashington, Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Šefčovič, dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një partneritet mbi zinxhirët kritikë të furnizimit me minerale, për t'i bërë ato "të sigurta dhe të qëndrueshme".
Paralelisht, u paraqit një plan veprimi me masa për të "forcuar qëndrueshmërinë", sipas një deklarate nga Brukseli, duke përfshirë instrumente tregtare, standarde të përbashkëta dhe stimuj investimi, duke hapur gjithashtu derën për një iniciativë të mundshme shumëpalëshe me partnerë globalë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë me Presidentin amerikan Donald Trump.
Pas bisedës, Netanyahu ka deklaruar se i kishte premtuar Presidentit Trump se do ta ndryshonin ‘fytyrën’ e Lindjes së Mesme dhe sipas tij, kjo është pikërisht ajo që po bëjnë.
"Premtova se do ta ndryshonim fytyrën e Lindjes së Mesme dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë", tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, pas bisedës me Presidentin Trump.
Trump po ushtron "presion shumë të fortë mbi Iranin", vazhdoi Netanyahu, "si ekonomikisht ashtu edhe ushtarakisht". Ai shtoi se të dy vendet "po punojnë në bashkëpunim të plotë".

Foto: JD Vance
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, nuk do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me Iranin, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, për Fox Neës.
Edhe pse Vance nuk do t'u bashkohet Kushner dhe Ëitkoff, ai do të jetë në pritje së bashku me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë në rast se prania e tij është "e nevojshme", shton Leavitt.
"Zëvendëspresidenti mbetet thellësisht i përfshirë në të gjithë këtë proces dhe do të jetë këtu pranë. Të gjithë do të jenë në gatishmëri për të fluturuar për në Pakistan nëse është e nevojshme”, thotë ajo.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar udhëtimin në Islamabad të të dërguarve të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për të takuar ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
“Nesër në mëngjes ata do të nisen për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me delegacionin iranian, të ndërmjetësuara nga pakistanezët, të cilët kanë qenë miq të jashtëzakonshëm në këtë proces – deklaroi zëdhënësja Karoline Leavitt për Fox News – Iranianët na kanë kontaktuar duke iu përgjigjur thirrjes së Trump-it dhe kanë kërkuar këtë takim ballë për ballë. Shpresojmë që të jetë një bisedë produktive që na afron drejt një marrëveshjeje.”

Foto: Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Hezbollahu po përpiqet të sabotojë paqen midis Izraelit dhe Libanit.
"Ne kemi nisur një proces për të arritur një paqe historike midis Izraelit dhe Libanit dhe është e qartë se Hezbollahu po përpiqet ta sabotojë atë. Ne ruajmë liri të plotë veprimi kundër çdo kërcënimi, përfshirë ato që po shfaqen. Ne sulmuam dje dhe sulmuam sot. Jemi të vendosur të rivendosim sigurinë për banorët e Veriut", tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, kreu i ekipit negociator të Iranit me Shtetet e Bashkuara, ka dhënë dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, raporton ekskluzivisht Iran International. Ghalibaf u kritikua për përpjekjen për të përfshirë çështjen bërthamore në bisedimet me Uashingtonin dhe u detyrua të jepte dorëheqjen. Figura e linjës së ashpër Saeed Jalili, përfaqësuesi ultra i linjës së ashpër i Liderit Suprem në Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, mund ta zëvendësojë atë, raporton Iran International, ndërsa Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi po kërkon gjithashtu të udhëheqë bisedimet.
.jpg)
"Për herë të parë në dekada, tre aeroplan mbajtëse po operojnë njëkohësisht në Lindjen e Mesme." Kjo u konfirmua nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Në një postim në X, specifikohet se me USS Abraham Lincoln, USS Gerald R. Ford dhe USS George H.Ë. Bush, ka "mbi 200 avionë dhe 15,000" njësi.

"Bashkimi Evropian nuk është pjesë e konfliktit, por ne do të jemi pjesë e zgjidhjes. Duke mbështetur përpjekjet diplomatike që synojnë arritjen e një zgjidhjeje të negociuar për këtë konflikt, parimet tona janë të qarta: paqja e vërtetë mund të arrihet vetëm duke mbështetur vazhdimisht dhe në parime të drejtën ndërkombëtare." Kjo u deklarua nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në fund të takimit informal të krerëve të shteteve të BE-së në Qipro.
Një raport mjekësor i lëshuar nga zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zbuluar se ai është trajtuar për kancer.
Sipas mediave të huaja, raporti deklaroi se Netanyahu iu nënshtrua një operacioni për prostatën në fund të vitit 2024 dhe se ndërhyrja kirurgjikale shkoi pa ndërlikime.
Një ekzaminim i mëvonshëm tregoi "një gjëndër të vogël të mbetur" me karakteristika të dyshimta në shtratin e prostatës.
Ekzaminimi i mëtejshëm tregoi se ky ishte një zbulim j kapur në një fazë të hershme të kancerit të prostatës të përsëritur.
Netanyahu u trajtua, shtoi raporti, dhe testet kanë konfirmuar se sëmundja ishte zhdukur që atëherë.
"Kërkova që botimi i raportit të shtyhej me dy muaj, në mënyrë që të mos publikohej në kulmin e luftës, në mënyrë që të mos lejohej regjimi terrorist iranian të përhapte edhe më shumë propagandë të rreme kundër Izraelit", tha kryeministri Netanyahu.

"Bllokada jonë e Hormuzit po shtrëngohet, po rritet dhe po bëhet globale. Ne kemi kontroll: asgjë brenda, asgjë jashtë." Kjo u deklarua nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në një konferencë për shtyp në Pentagon, duke shtuar se "deri më tani, 34 anije janë shtyrë prapa nga Ngushtica".

Ministri i Jashtëm iranian, do të vizitojë Islamabadin, Muskatin dhe Moskën duke filluar nga sot, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA e Iranit. "Objektivi i këtij udhëtimi janë konsultimet dypalëshe, diskutimet dhe bisedimet mbi transformimet e vazhdueshme në rajon, si dhe zhvillimet e fundit në luftën e imponuar nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit kundër Iranit", shpjegoi agjencia.

"Muhabete boshe." Kështu i përshkroi Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Pete Hegseth diskutimet midis gati 50 vendeve, të organizuara javën e kaluar në Paris nga Franca dhe Britania e Madhe, mbi mënyrën e rivendosjes së lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
"E di që ka shumë diskutime; e patë konferencën - të cilën do ta quaja qesharake - që u mbajt në Evropë javën e kaluar, ku ata u takuan për të folur rreth bisedave, rreth ndoshta bërjes së diçkaje në të ardhmen, kur gjërat të jenë zgjidhur. Këto nuk janë ende përpjekje serioze."

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Pete Hegseth i bëri jehonë kritikave të Donald Trump ndaj aleatëve evropianë. "Evropa dhe Azia kanë përfituar nga mbrojtja jonë për dekada, por koha që ata të përfitojnë prej saj ka mbaruar", tha Sekretari i Mbrojtjes në një takim informues mbi luftën në Iran.

Pete Hegseth deklaroi se SHBA-të kanë arritur një “rezultat ushtarak vendimtar brenda vetëm pak javësh” në Iran, duke e krahasuar me luftëra që kanë zgjatur me vite si në Vietnam dhe Irak.
“Në fund, Irani nuk do të ketë një armë bërthamore,” thotë ai, duke e quajtur misionin e tyre një “dhuratë për botën”.
Ai shton se misioni vazhdon në një fazë të re, duke theksuar se Irani ka një mundësi për të “bërë një marrëveshje të mirë, një marrëveshje të zgjuar”.
Hegseth i referohet bllokadës “të pathyeshme” të vendosur nga marina amerikane ndaj porteve iraniane, për të cilën thotë se “po bëhet më e fuqishme çdo ditë”.
Faza e ardhshme e bisedimeve të paqes midis SHBA-ve dhe Iranit nuk dihet kur mund të pasojë, por burime pakistaneze kanë thënë për BBC se ministri i Jashtëm i Iranit pritet të mbërrijë sonte në Islamabad.

Lufta kundër Iranit i ka kushtuar një kosto të rëndë arsenalit të armëve precize të SHBA-së, duke ekspozuar kufijtë e kapacitetit industrial dhe logjistik të fuqisë kryesore në botë. Kjo sipas New York Times, e cila raporton se gjatë fushatës ajrore 38-ditore kundër Republikës Islamike, e ndaluar nga armëpushimi ende në fuqi, Uashingtoni konsumoi një sasi mbresëlënëse municionesh të përparuara: afërsisht 1,100 raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi Jassm-Er, mbi 1,000 raketa lundrimi Tomahawk, më shumë se 1,200 interceptorë Patriot dhe mbi 1,000 raketa balistike taktike dhe ATACM.
Këto, siç thekson gazeta, janë armë të projektuara kryesisht për një konflikt të mundshëm me intensitet të lartë me Kinën ose, në Evropë, për parandalim kundër Rusisë. Shkalla e konsumit është e tillë që ka ulur ndjeshëm rezervat strategjike të SHBA-së: New York Times thekson se Shtetet e Bashkuara prodhojnë çdo vit vetëm një pjesë të vogël të raketave që kanë përdorur tashmë në këtë konflikt: raketat Tomahawk të përdorura janë ekuivalente me rreth dhjetë vjet të shkallës aktuale të prodhimit, ndërsa raketat interceptuese për bateritë Patriot të përdorura në përgjigje të hakmarrjes iraniane janë më shumë se dyfishi i asaj që industria amerikane mund të ndërtojë në një vit të tërë.

Një email i brendshëm i Pentagonit ngre shqetësime në lidhje me masat kundër aleatëve të NATO-s të konsideruara "të vështira" në konfliktin SHBA-Iran, duke përfshirë mundësinë e pezullimit të Spanjës nga aleanca raporton Reuters.
Ndër opsionet që po shqyrtohen është mundësia e rishqyrtimit të qëndrimit të SHBA-së në lidhje me pretendimin e Britanisë për Ishujt Falkland. Opsionet e politikave janë të detajuara në një shënim që shpreh zhgënjimin për hezitimin ose refuzimin e supozuar të disa aleatëve për t'i dhënë SHBA-së të drejtat e aksesit, vendosjes së bazave dhe fluturimit për luftën kundër Iranit. "Ne nuk mbështetemi në email-e. Ne mbështetemi në dokumente zyrtare dhe qëndrime qeveritare, në këtë rast të Shteteve të Bashkuara", u përgjigj kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në margjinat e samitit informal të BE-së në Qipro.

Papa Leone XIV ka bërë thirrje që SHBA dhe Irani të vazhdojnë bisedimet për paqe me synim përfundimin e luftës, duke thënë se konflikti ka lënë “një popull të tërë në Iran me njerëz të pafajshëm që vuajnë”.
Komentet e tij vijnë pas një përplasjeje të bujshme me Presidentin amerikan Donald Trump, i cili sulmoi Papën, një kritik i hapur i operacionit ushtarak SHBA-Izrael në Iran.
“Do të inkurajoja vazhdimin e dialogut për paqe, që të gjitha palët të bëjnë çdo përpjekje për të promovuar paqen, për të larguar kërcënimin e luftës dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare,” tha Ati i Shenjtë gjatë një kthimit për në Romë pas një vizite në katër vende afrikane. Si udhëheqës shpirtëror, nuk mund të jem në favor të luftës dhe do të doja të inkurajoja të gjithë të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje që vijnë nga një kulturë paqeje, jo nga urrejtja dhe përçarja.”
Ai gjithashtu zbuloi se mban me vete fotografinë e një fëmije mysliman në Liban, i cili ishte fotografuar duke mbajtur një pankartë “Mirë se vini Papa Leone” gjatë vizitës së tij në vend vitin e kaluar.
“Në këtë fazë të fundit të luftës ai u vra,” tha Papa.
Komente












ik mer pallosh,kujton se po i rruhet Spanjes nga kercenimet,sygjerimet apo theniet e tua. Ty nuk te mer me asnje seriozisht si president dhe si person,te gjithe tallin trapin me ty,ti thua mrrokulla.Spanja rrezik del me deshiren e saj,ca do besh me pas do ta bombardosh?Provoje! Diktatures tende mund ti nenshtrohen vetem vende te botes se trete,si ato qe po bombardon dhe me ndihme perndryshe snuk. Ti je deshtimi me i madh i historise se amerikes,kaq.Te tjerat jane historira dhe brrockulla. Tani shkone beji respektin gruas qe mos te ta respektojne Rubio apo ai palo zevendes president qe ke.
Përgjigju