Armëpushimi vijon por për një raund të dytë negociatash mes SHBA dhe Iranit nuk ka sinjale. Megjithatë Donald Trump tha nga zyra ovale se I ka idetë e qarta për mënyrën sesi do ti japë fund konfliktit me Iranin në rast të mos arritjes së një marrëveshjeje.
“Ne nuk kemi nxitim. Të gjithë thonë Trump është nënë presionin e kohës. Jo jo! E di kush është nën presionin e kohës? Janë ata. Ushtria e tyre ka rënë, Liderët e tyre janë zhdukur. Tani kanë lidership të ri ku po grinden zi qenë e mace se kush do të marrë kontrollin. Kemi arritur 75% të objektivave tona. Kemi një bllokadë që është 100% efektive. Tani po presim dhe duam të shohim cfarë marrëveshje do të bëjmë. Nëse nuk do të duan të bëjnë marrëveshje do ti jap fund ushtarakisht”, tha Trump.
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Pete Hegseth thotë se Irani ka sot mundësinë më të mirë e të zgjuar. Hegseth theksoi se kontrolli i Hormuzit është në duart e SHBA ndërsa sulmoi dhe vendet e Evropës duke thënë se lufta për lirimin e Ngushticës, u përket më shumë atyre sesa Amerikës.
Trump thotë se qëllimisht ka mbajtur bllokadën amerikane në det pranë Ngushticës së Hormuzit. Një plan që siç thotë i heq nga duart 500 milion dollarë në ditë regjimit Iranian dhe e varfëron ekonomikisht. Para gazetarëve ai përjashtoi mundësinë e përdorimit të bombës bërthamore në Lindjen e Mesme, sepse siç thotë ushtria e tyre është përtokë dhe shumica e objektivave janë arritur.
Forcat e armatosura amerikane ndërkohë, po përgatisin plane emergjente për të goditur mbrojtjet iraniane në Ngushticën e Hormuzit në rast se armëpushimi i brishtë do të shembet. Kështu raporton CNN, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë, sipas të cilëve fokusi është në neutralizimin e minave iraniane, të mjeteve të sulmit të shpejtë dhe të kërcënimeve bregdetare, me qëllim mbajtjen të hapur të këtij kalimi detar nga i cili kalon 20% e naftës botërore.
“Forcat e armatosura amerikane vazhdojnë t’i ofrojnë opsione presidentit Trump dhe të gjitha opsionet mbeten mbi tavolinë”, ka komentuar një zyrtar i Pentagonit lidhur me planifikimin e objektivave.
Së fundmi një email i Pentagonit dërguar NATO-s ka sugjeruar pezullimin e Spanjës nga Aleanca. Nuk ka vonuar as përgjigja e kryeministrit Pedro Sanchez,i cili thotë se bazohet vetëm në dokumente zyrtare dhe jo email-e. Raportet e SHBA dhe Spanjës morën një goditje kur Sanchez nuk i dha aprovimin Trump për të përdorur bazat ushtarake në Lindjen e Mesme me qëllim për të sulmuar Iranin. Sanchez qëndron kundër kësaj lufte.
Lajm në përditësim...

"Bllokada jonë e Hormuzit po shtrëngohet, po rritet dhe po bëhet globale. Ne kemi kontroll: asgjë brenda, asgjë jashtë." Kjo u deklarua nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në një konferencë për shtyp në Pentagon, duke shtuar se "deri më tani, 34 anije janë shtyrë prapa nga Ngushtica".

Ministri i Jashtëm iranian, do të vizitojë Islamabadin, Muskatin dhe Moskën duke filluar nga sot, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA e Iranit. "Objektivi i këtij udhëtimi janë konsultimet dypalëshe, diskutimet dhe bisedimet mbi transformimet e vazhdueshme në rajon, si dhe zhvillimet e fundit në luftën e imponuar nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit kundër Iranit", shpjegoi agjencia.

"Muhabete boshe." Kështu i përshkroi Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Pete Hegseth diskutimet midis gati 50 vendeve, të organizuara javën e kaluar në Paris nga Franca dhe Britania e Madhe, mbi mënyrën e rivendosjes së lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
"E di që ka shumë diskutime; e patë konferencën - të cilën do ta quaja qesharake - që u mbajt në Evropë javën e kaluar, ku ata u takuan për të folur rreth bisedave, rreth ndoshta bërjes së diçkaje në të ardhmen, kur gjërat të jenë zgjidhur. Këto nuk janë ende përpjekje serioze."

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Pete Hegseth i bëri jehonë kritikave të Donald Trump ndaj aleatëve evropianë. "Evropa dhe Azia kanë përfituar nga mbrojtja jonë për dekada, por koha që ata të përfitojnë prej saj ka mbaruar", tha Sekretari i Mbrojtjes në një takim informues mbi luftën në Iran.

Pete Hegseth deklaroi se SHBA-të kanë arritur një “rezultat ushtarak vendimtar brenda vetëm pak javësh” në Iran, duke e krahasuar me luftëra që kanë zgjatur me vite si në Vietnam dhe Irak.
“Në fund, Irani nuk do të ketë një armë bërthamore,” thotë ai, duke e quajtur misionin e tyre një “dhuratë për botën”.
Ai shton se misioni vazhdon në një fazë të re, duke theksuar se Irani ka një mundësi për të “bërë një marrëveshje të mirë, një marrëveshje të zgjuar”.
Hegseth i referohet bllokadës “të pathyeshme” të vendosur nga marina amerikane ndaj porteve iraniane, për të cilën thotë se “po bëhet më e fuqishme çdo ditë”.
Faza e ardhshme e bisedimeve të paqes midis SHBA-ve dhe Iranit nuk dihet kur mund të pasojë, por burime pakistaneze kanë thënë për BBC se ministri i Jashtëm i Iranit pritet të mbërrijë sonte në Islamabad.

Lufta kundër Iranit i ka kushtuar një kosto të rëndë arsenalit të armëve precize të SHBA-së, duke ekspozuar kufijtë e kapacitetit industrial dhe logjistik të fuqisë kryesore në botë. Kjo sipas New York Times, e cila raporton se gjatë fushatës ajrore 38-ditore kundër Republikës Islamike, e ndaluar nga armëpushimi ende në fuqi, Uashingtoni konsumoi një sasi mbresëlënëse municionesh të përparuara: afërsisht 1,100 raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi Jassm-Er, mbi 1,000 raketa lundrimi Tomahawk, më shumë se 1,200 interceptorë Patriot dhe mbi 1,000 raketa balistike taktike dhe ATACM.
Këto, siç thekson gazeta, janë armë të projektuara kryesisht për një konflikt të mundshëm me intensitet të lartë me Kinën ose, në Evropë, për parandalim kundër Rusisë. Shkalla e konsumit është e tillë që ka ulur ndjeshëm rezervat strategjike të SHBA-së: New York Times thekson se Shtetet e Bashkuara prodhojnë çdo vit vetëm një pjesë të vogël të raketave që kanë përdorur tashmë në këtë konflikt: raketat Tomahawk të përdorura janë ekuivalente me rreth dhjetë vjet të shkallës aktuale të prodhimit, ndërsa raketat interceptuese për bateritë Patriot të përdorura në përgjigje të hakmarrjes iraniane janë më shumë se dyfishi i asaj që industria amerikane mund të ndërtojë në një vit të tërë.

Një email i brendshëm i Pentagonit ngre shqetësime në lidhje me masat kundër aleatëve të NATO-s të konsideruara "të vështira" në konfliktin SHBA-Iran, duke përfshirë mundësinë e pezullimit të Spanjës nga aleanca raporton Reuters.
Ndër opsionet që po shqyrtohen është mundësia e rishqyrtimit të qëndrimit të SHBA-së në lidhje me pretendimin e Britanisë për Ishujt Falkland. Opsionet e politikave janë të detajuara në një shënim që shpreh zhgënjimin për hezitimin ose refuzimin e supozuar të disa aleatëve për t'i dhënë SHBA-së të drejtat e aksesit, vendosjes së bazave dhe fluturimit për luftën kundër Iranit. "Ne nuk mbështetemi në email-e. Ne mbështetemi në dokumente zyrtare dhe qëndrime qeveritare, në këtë rast të Shteteve të Bashkuara", u përgjigj kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në margjinat e samitit informal të BE-së në Qipro.

Papa Leone XIV ka bërë thirrje që SHBA dhe Irani të vazhdojnë bisedimet për paqe me synim përfundimin e luftës, duke thënë se konflikti ka lënë “një popull të tërë në Iran me njerëz të pafajshëm që vuajnë”.
Komentet e tij vijnë pas një përplasjeje të bujshme me Presidentin amerikan Donald Trump, i cili sulmoi Papën, një kritik i hapur i operacionit ushtarak SHBA-Izrael në Iran.
“Do të inkurajoja vazhdimin e dialogut për paqe, që të gjitha palët të bëjnë çdo përpjekje për të promovuar paqen, për të larguar kërcënimin e luftës dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare,” tha Ati i Shenjtë gjatë një kthimit për në Romë pas një vizite në katër vende afrikane. Si udhëheqës shpirtëror, nuk mund të jem në favor të luftës dhe do të doja të inkurajoja të gjithë të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje që vijnë nga një kulturë paqeje, jo nga urrejtja dhe përçarja.”
Ai gjithashtu zbuloi se mban me vete fotografinë e një fëmije mysliman në Liban, i cili ishte fotografuar duke mbajtur një pankartë “Mirë se vini Papa Leone” gjatë vizitës së tij në vend vitin e kaluar.
“Në këtë fazë të fundit të luftës ai u vra,” tha Papa.
Komente










ik mer pallosh,kujton se po i rruhet Spanjes nga kercenimet,sygjerimet apo theniet e tua. Ty nuk te mer me asnje seriozisht si president dhe si person,te gjithe tallin trapin me ty,ti thua mrrokulla.Spanja rrezik del me deshiren e saj,ca do besh me pas do ta bombardosh?Provoje! Diktatures tende mund ti nenshtrohen vetem vende te botes se trete,si ato qe po bombardon dhe me ndihme perndryshe snuk. Ti je deshtimi me i madh i historise se amerikes,kaq.Te tjerat jane historira dhe brrockulla. Tani shkone beji respektin gruas qe mos te ta respektojne Rubio apo ai palo zevendes president qe ke.
Përgjigju