Trump bisedë telefonike me
homologun koreano jugor

Trump bisedë telefonike me<br />homologun koreano jugor<br>
Koreja e Veriut do të ketë një të ardhme më të mirë, nëse ndjek rrugën e duhur drejt denuklearizimit të saj, vlerësuan sot presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij koreanojugor, Moon Jae In, gjatë një bisede telefonike, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti i SHBA-së ripërsëriti qëllimin e tij për t’u takuar me kreun koreanoverior Kim Jong Un në fund të muajit maj dhe shprehu, bashkë me Moon Jae In, optimizëm të kujdesshëm mbi zhvillimet e fundit”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Dy liderët, që do të takojnë Kim Jon Un, përmendën përpjekjet që po zhvillohen për të përgatitur kontaktet e tyre të ardhshme me Korenë e Veriut.

“Ata theksuan rëndësinë për të nxjerrë mësime nga gabimet e së kaluarës dhe janë angazhuar që të mbajnë një koordinim të ngushtë, një presion maksimal mbi regjimin koreanoverior”, shtoi presidenca amerikane.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë