Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trump përreth 90 minuta. Putin shprehu gatishmërinë për të shpallur armëpushim me Ukrainën më datë 9 maj duke e siguruar Trump se një marrëveshje për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë është afër.

Presidenti i Rusisë akuzoi qeverinë ukrainase se përdor metoda thjesht terroriste në sulmin ndaj objektivave civilë rusë. Gjatë telefonatës së sotme, Putin tha "se objektivat e operacionit special ushtarak do të arrihen, por se Rusia do të preferonte ta bënte këtë përmes negociatave".

"Natyrisht, ne do të preferonim që kjo (një zgjidhje paqësore) të jetë rezultat i një procesi negociator, për të cilin Zelensky duhet t'u përgjigjet pozitivisht propozimeve të njohura që janë paraqitur vazhdimisht, përfshirë edhe nga pala amerikane", mësohet të ketë thënë Trump.

Nga ana tjetër Trump gjithashtu ka bërë me dije se bisedimet janë zhvendosur dhe në konfliktin në Lindjen e Mesme duke thënë se Putin ka dëshirë të ndihmojë në luftën kundër Iranit.

Më tej presidenti i SHBA-së tha se as Putin nuk do të dëshironte që Irani të ketë një armë bërthamore.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
Putin telefonatë me Trump: Jemi gati për një armëpushim me Ukrainën më 9 maj

Presidenti rus Vladimir Putin foli në telefon me homologun e tij amerikan Donald Trump dhe tha se ishte gati të shpallte një armëpushim rreth Ditës së Fitores, 9 maj, raportoi TASS.

Telefonata zgjati rreth një orë e gjysmë. "Ata diskutuan një armëpushim në Lindjen e Mesme", tha Kremlini. Presidenti i SHBA-së Donald Trump beson se një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë është afër, tha këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov.

"Donald Trump beson se një marrëveshje që do t'i jepte fund konfliktit në Ukrainë është tani e afërt", u tha Ushakov gazetarëve.