Trump: Castro “Diktator brutal”
kubanezët tani më të lirë

Trump: Castro “Diktator brutal”<br />kubanezët tani më të lirë
“Ish lideri  i Kubës Fidel Castro ishte një diktator “brutal””, kështu u shpreh Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump vetëm pak orë pas ndarjes nga jeta e Castros.
Trump gjithashtu  ka shtuar se shpreson se kubanët të ecin përpara një të ardhme më të lirë.

“E ndërsa Kuba mbetet një ishull totalitar, shpresoj që e sotmja të shënojë një momenti për tu larguar nga terrori që ka zgjatur për shumë kohë, drejt të ardhmes ku populli i Kubës më në fund të jetojë në lirinë që meriton”- u shpreh në deklaratën e tij Trump.

Fidel Castro ish lideri komunist i Kubës i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 90 vjeçare, erdhi në pushtet me anë të një revolucioni komunist në vitin 1959 dhe e shpërfilli për dekada me radhë  SHBA-të.

Për mbështetësit e tij ai ishte një hero, që ia ktheu Kubën njerëzve. Nga ana tjetër kritikët e ish liderit komunist e quanin atë një diktator.

Gjatë vizitës në Havana të Presidenti Obama për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve, ai u shpreh se Amerika  kishte punuar shumë për ta lënë të shkuarën pas krahëve dhe ishte duke i shtrirë një dorë miqësie popullit Kuban, duke shtuar se do të jetë historia ajo që do të gjykojë Fidel Castron dhe ndikimin e tij.

(d.t/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë