Trump 'çimenton' fitoren në SHBA, merr edhe Arizonën! Tani me 312 vota, Harris vetëm 226

Donald Trump fitoi shtetin e Arizonës në zgjedhjet presidenciale të kësaj jave në SHBA, duke përfunduar spastrimin e republikanëve në të shtatë shtetet suing, ose të lëkundura.

Pas 4 ditësh numërimi në shtetin me një popullsi të madhe hispanike, Trump mori 11 votat e mbetura elektorale duke mposhtur zv.presidenten Kamala Harris.

Me Arizonën, Trump ka siguruar 312 vota elektorale në total, kundrejt 226 votave elektorale të Harris. Gjashtë shtetet e tjera të fituara nga Trump në garën presidenciale janë Pensilvania, Wisconsin, Michigan, Karolina e Veriut, Nevada dhe Xhorxhia.

Shkalla dhe forca e rikthimit të Trump, i cili gjithashtu mori edhe votën popullore me një diferencë prej rreth 4 milionë votash, ka shkaktuar tronditje në Partinë e mundur Demokratike.

Republikanët tashmë kanë rifituar kontrollin e Senatit dhe duket se do të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve falë mbështetjes nga votuesit e bardhë të klasës punëtore dhe një pjesë të madhe të hispanikëve.

Trump, i cili kurrë nuk e pranoi humbjen e tij në vitin 2020,  vulosi një rikthim të jashtëzakonshëm në presidencë në votimin e 5 nëntorit.

Takimi midis presidentëve në ikje dhe atij të ardhshëm konsiderohet i zakonshëm, por Trump nuk e ftoi Biden për një të tillë, pas pretendimeve për mashtrime zgjedhore që kulmuan në trazirat e Kapitolit të 6 janarit 2021.

Sondazhet treguan se shqetësimet kryesore të votuesve mbetën ekonomia dhe inflacioni që u rrit nën Biden në vazhdën e pandemisë COVID.

Presidenti 81-vjeçar, i cili u largua nga gara për Shtëpinë e Bardhë në korrik për Ndërkohë ish-kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi e ka drejtuar gishtin nga Biden si përgjegjës për humbjen, duke thënë se duhej të kishte dalë shumë mjë herët nga gara për t’u hapur rrugënb kandidatëve të rinj.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'