Donald Trump kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sulmuar Hillary Clinton duke u shprehur se ajo nuk është e aftë mendërisht për të qenë presidente e Amerikës.

‘’Hillary Clinton ka probleme me trurin’’ është shprehur Trump duke dhënë si shpjegim përgjigjen që Clinton i ka dhënë për çështjen e emaileve.

Ai ka shkuar më tej në një miting duke u deklaruar se ajo është ‘’e paqëndrueshme’’.

Ky reagim i kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen pas rënies së Trump në sonazhet e fundit ku Clinton ka qënë në avantazh të ndjeshëm ndaj tij.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com