Trump dhe mosrespektimi i Gjermanisë si strategji

Trump dhe mosrespektimi i Gjermanisë si strategji

Që nga fillimi i samitit në Biarritz Presidenti amerikan Trump tregohet i entuziazmuar në Twitter. "Kemi takime shumë të mira, udhëheqësit kuptohen shumë mirë," shkruan ai në rrjetin e mesazheve të shkurtra. Një drekë dyorëshe me Macronin ai e quajti "takimin më të mirë që kemi pasur deri tani". Franca dhe Macroni sipas tij kishin bërë një punë të shkëlqyer deri tani në një samit "shumë të rëndësishëm". Një takim dypalësh me Kancelaren Gjermane në kuadër të samitit deri vonë nuk ishte planifikuar.

Pas samitit, në fund të gushtit Trumpi do të vizitojë një vend tjetër evropian: Poloninë. Atje ai do të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore 80 vjet më parë.

Kurse Gjermania nuk është në planin e udhëtimeve të tij. Gjithashtu, Trump nuk tregoi fillimisht përsëri asnjë angazhim për të takuar kancelaren Merkel në kontekstin e këtij apo të një udhëtimi të mëvonshëm. Kjo përshtatet në tabllo: në më shumë se dy vjet të mandatit të tij, Trumpi e ka takuar Merkelin vetëm një herë në Gjermani - në samitin e G-20-s, në vitin 2017 në Hamburg. Ndërsa mysafir i saj në Berlin ai nuk ka qenë kurrë.

SHBA dhe Gjermania, raport i vështirë

Kjo në një kohë kur lista e temave të bisedës do të ishte shumë e gjatë. Në të do të kishte mbi të gjitha tema të ngarkuara me konflikte - siç janë shpenzimet për mbrojtjen e Gjermanisë, qëndrimi ndaj Iranit, tubacioni i gazit Nord Stream 2 me Rusinë. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara vërtet që kanë ende shumë gjëra të përbashkëta, por kohët e fundit kanë megjithatë gjithnjë e më shumë dallime.

Trumpi dhe Merkeli nuk kanë dallime të rëndësishme vetëm në politikë. Edhe harmonia midis të dyve konsiderohet jo veçanërisht e mirë. Në ngjarjet përkujtimore për D-Day këtë verë, Trumpi nuk i ofroi Merkelit as një shtrëngim duarsh.

Refuzimi ndaj Gjermanisë si dhe anulimi nga Trumpi i një udhëtimi të planifikuar në Danimarkë në shtator, për shkak të refuzimit të Danimarkës për të shitur Groenlandën, janë tipike për "stilin e udhëheqjes transaksionale" të Trumpit, "thotë eksperti amerikan Josef Braml i Shoqatës Gjermane për Marrëdhëniet me Jashtë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë