Takimi në Korenë e Jugut midis Donald Trump dhe Xi Jinping zgjati më pak se dy orë, i pari i tyre që nga viti 2019. Udhëheqësit e SHBA dhe Kinës dolën së bashku mes buzëqeshjeve dhe shtrëngimeve të duarve, në dukje pa tension. Ata nuk lëshuan një deklaratë të përbashkët, por për presidentin e SHBA-së, takimi ishte një sukses i madh. Ai tha se kanë arritur një marrëveshje, që mund të nënshkruhet së shpejti.
"Kemi një marrëveshje. Do ta rinegociojmë çdo vit, por mendoj se do të zgjasë shumë gjatë", u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One në Busan të Koresë së Jugut, duke shtuar se marrëveshja tregtare mbulon thuajse gjithçka, duke përfshirë, metalet e rralla, tregtinë e sojës dhe tarifat doganore të fentanilit.
Në frontin tregtar, Trump njoftoi një ulje të tarifave për mallrat kineze nga 57% në 47% dhe të tarifave për fentanilin nga 20% në 10%, në këmbim të angazhimit të presidentit kinez për të bashkëpunuar në ndalimin e trafikimit të këtij narkotiku, i cili vazhdon të marrë viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi gjithashtu se blerjet e sojës amerikane nga Kina do të fillojnë "menjëherë".
Trump konfirmoi gjithashtu se do të vizitojë Kinën në prill, ndërsa Xi Jinping do t'ia kthejë vizitën më vonë. Më pas ai siguroi se SHBA-të dhe Kina do të punojnë së bashku për luftën në Ukrainë, ndërsa çështja e ndjeshme e Tajvanit, sqaroi ai, nuk u diskutua. Folën gjithashtu për eksportin e çipave amerikanë në Kinë, të cilin SHBA-të e kishin bllokuar, "por jo çipi i inteligjencës artificiale Blackëell" (i konsideruar si i përparuar) i prodhuar nga Nvidia. Presidenti amerikan e cilësoi takimin me homologun kinez si një "Një sukses i madh, në një shkallë nga 1 deri në 10, takimi me Xi ishte një 12".
Xi Jinping vlerësoi përpjekjet e Trump për paqe në Gaza dhe argumentoi se SHBA-të dhe Kina duhet të jenë "partnerë dhe miq", edhe nëse "nuk bien gjithmonë dakord". Pavarësisht dallimeve të tyre, ai sugjeroi që të dy udhëheqësit duhet të "qëndrojnë në kursin e duhur dhe të sigurojnë lundrimin e qëndrueshëm të anijes gjigante të marrëdhënieve Kinë-SHBA".
"Unë gjithmonë besoj se zhvillimi i Kinës shkon krah për krah me vizionin tuaj për ta bërë Amerikën përsëri të madhe", shtoi ai, duke riafirmuar dëshirën e tij për të stabilizuar marrëdhëniet.
Komente










Shpejt u dorzove kujton se i shtyp të gjith me këmbëoster
PërgjigjuPo ulet si bushter amerika perballe perandorise Kineze , ska me te bejne si garipa gringot ju ka rene hunda
Përgjigju