Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping e ka cilësuar Tajvanin çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA ,gjatë një bisede telefonike me homologun amerikan, Donald Trump.
Xi i tha Trump të jetë i kujdesshëm kur furnizon me armë ishullin, duke shtuar se i kushton rëndësi të madhelidhjeve me Uashingtonin dhe shpresonte që të dyja palët të gjenin mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, shkruan BBC.
"Shtetet e Bashkuara duhet ta trajtojnë çështjen e shitjes së armëve në Tajvan me maturi", citohet të ketë thënë presidenti kinez.
Kina është zotuar prej kohësh të ribashkohet me Tajvanin dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.
Ndërkaq, Trump e cilësoi bisedën telefonike me Xi Jinping si të shkëlqyer.
Trump dhe Xi diskutuan diskutuan edhe për çështje të tjera, si lufta e Rusisë në Ukrainë, apo situata aktuale në Iran.
Biseda telefonike midis dy liderëve, vjen pas disa vizitash nga udhëheqësit perëndimorë, përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, në Kinë në muajt e fundit, me shpresën për të rivendosur marrëdhëniet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Vetë Trump do të vizitojë Kinën në prill, një udhëtim që ai tha se e priste me shumë padurim.
Ai shtoi se Pekini po shqyrtonte blerjen e 20 milionë tonëve sojë amerikane, nga 12 milionë tonët që janë aktualisht.
Xi dhe Trump folën për herë të fundit në nëntor, kur presidenti kinez ftoi homologun e tij amerikan për vizitë.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar vazhdimisht në muajt e fundit, pas luftës tarifore të vitit të kaluar dhe betejave për çipat dhe metalet e rralla.
Komente








