INDIANA-Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nisur “turneun e mirënjohjes” nëpër SHBA.
Por duket se udhëheqësi i ri i Shteteve të Bashkuara në një pikë si, emigracioni i paligjshëm, nuk pranon kompromise.
Në Indiana, të cilën e ka vizituar më parë, Trump ka përsëritur se do të ndërtojnë një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
“Njerëzit pyesin, ‘Mendoni se Trump do e ndërtojë atë mur? Besomëni, do e ndërtoj atë mur”, tha ai.
Ai ka shtuar se muri gjithsesi do të ketë një “derë”, përmes së cilës do të jenë në gjendje të kalojnë emigrantët e ligjshëm.
Presidenti i sapozgjedhur deklaroi se do të dëbojë ose dënojë së shpejti 2 deri në 3 milionë emigrantë të parregullt me të dhëna kriminale.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Trump gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me çdo vend i cili është i interesuar për të shkatërruar të ashtuquajturin Shtetin Islamik.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com