Trump do të shkojë në Britani
pas referendumit të 24 qershorit
Donald Trump do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar më 24 qershor, ditën kur do të publikohen rezultatet e referendumit historik
Donald Trump do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar më 24 qershor, ditën kur do të publikohen rezultatet e referendumit historik, në të cilin britanikët do të votojnë nëse duan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian apo jo. Zëdhënësi i Trump tha se miliarderi njujorkez do të jetë në Skoci për të vizituar dhe inauguruar resortin e golfit Turnberry, një pronë që ai bleu në vitin 2014 dhe ku ka investuar miliona.
Megjithëse nga zyra e Trump theksohet se vizita e tij në Mbretërinë e Bashkuar është thellësisht çështje biznesi, nuk ka dyshim se koha e zgjedhur është shumë domethënëse. Më 23 qershor britanikët do të votojnë në referendum dhe Trump do të jetë atje vetëm një ditë më pas, pikërisht ditën e lajmërimit të rezultatit zyrtar. Zyrtarë britanikë thanë se nuk ka asnjë plan që Trump të takohet me kryeministrin britanik David Cameron, pa llogaritur faktin që ky i fundit do të jetë tejet i zënë atë ditë.
Edhe nga zyra e Trump ngulin këmbë për të njëjtën gjë, pasi thonë se miliarderi nuk ka asnjë qëllim që të përfshihet në diçka që i takon britanikëve ta vendosin. Megjithatë, gjatë javëve të fundit Trump është shprehur në media se mbështet largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Duke theksuar disa herë se ky është mendimi i tij personal dhe se nuk po bën fushatë për askënd, Trump tha se nuk beson që largimi nga BE-ja do të ndikojë negativisht tek Mbretëria e Bashkuar.
Por përzgjedhja e kohës së vizitës së Trump sigurisht që ka shkaktuar një lumë spekulimesh dhe një pjesë e analistëve mendojnë se udhëtimi i tij në Britani pasi referendumi të jetë bërë, nuk shërben më si mbështetje për njërën palë apo palën tjetër.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44.2%
-
Keq
39.6%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 1398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44