Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes për Grenlandën, disa orë pas përsëritjes nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të dëshirës së tij për të blerë territorin arktik.
Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, bëri të ditur se paketa e re do të arrijë shifrën e 1.5 miliardë dollarë.
Ministri i Mbrojtjes shtoi se Danimarka nuk ka investuar mjaftueshëm në Arktik për shumë vite, dhe tani po planifikon një prani më të fortë në këtë rajon të rëndësishëm.
Ky njoftim erdhi pasi Trump, në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, theksoi se “për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute”.