Trump: Do të mbyllet qeveria nëse nuk financohet muri me Meksikën

Trump: Do të mbyllet qeveria nëse nuk financohet muri me Meksikën

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të mbyllë qeverinë federale këtë vit nëse Kongresi nuk miraton fonde të mjaftueshme për të forcuar kontrollin kufitar, përfshirë fonde për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Muajin e kaluar presidenti nënshkroi projekt-buxhetin prej 1.3 trilionë dollarësh për financimin e qeverisë federale deri në shtator.

Dje në një tubim në Miçigan, presidenti tha se Kongresi do të hedhë në votë projekt-buxhetin e ri më 28 shtator, por nëse nuk përfshin fonde për murin në kufi ai nuk do ta nënshkruajë projekt-buxhetin.

“E duam murin, do ta ndërtojmë. Kemi filluar punën. Kemi 1.6 miliardë dollarë fonde. Nëse nuk marrim fonde për sigurinë kufitare nuk kam ç’të bëj. Do të mbyllim punët e vendit, pasi na duhet siguria kufitare”.

Mbrojtja e kufirit përmes ndërtimit të një muri ishte një nga premtimet kryesore që bëri në fushatën presidenciale Donald Trumpi. Por ka gjasa që presidenti të krijojë divergjenca të reja me republikanët e partisë së tij nëse përpiqet të mbyllë qeverinë ndërkohë që shumë republikanë përgatiten të garojnë në zgjedhjet e nëntorit./VOA

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK