Trump drejt urdhërit të ri:Më pak
para për mjedisin,prioritet ekonomia

Trump drejt urdhërit të ri:Më pak<br />para për mjedisin,prioritet ekonomia
Presidenti Trump pritet që këtë të martë të firmosë një urdhër ekzekutiv ku kërkon të ndryshojë disa rregulla për mjedisin cka ishin pjesë e administratës Obama, paketë e masave ndaj ngrohjes globale.

Ai po ashtu parashikon të reduktojë  buxhetin për agjensinë e mbrojtjes së mjedisit.

Gjatë fushatës presidenciale manjati premtoi se do të ndryshonte rregullat e ‘gjelbërta’ të cilat sipas tij dëmtonin ekonominë.

Madje ai premtoi se SHBA nuk do të ishte pjesë e marrëveshjes për klimën të nënshkruar në Paris. 

Sipas Shtëpisë së Bardhë, mbrojtja e vendeve të punës për amerikanët është më e rëndësishme se ndryshimet klimatike.

Zyrtarë amerikanë theksuan se Presidenti e ka bërë mjaft të qartë se nuk do të ndjekë politika për klimën që rrezikojnë ekonominë amerikane. 

Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo nuk do të thotë se Trump do të injorojë klimën, por për ta ruajtur këtë të fundit duhet një ekonomi e fortë. 

Grupet ambientale reaguan me shpejtësi d dukë thënë se Trump për hir të koorporatave po rrezikon shëndetin dhe sigurinë e amerikanëve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar