Trump e Biden intensifikojnë tubimet, 68 milionë amerikanë kanë votuar tashmë 

Trump e Biden intensifikojnë tubimet,  68 milionë amerikanë kanë votuar tashmë 

Donald Trump dhe Joe Biden

Kanë ngelur vetëm 6 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe deri tani me miliona shtetas amerikanë kanë hedhur votën e tyre, ndërsa fushata intensifikohet ditë pas dite.

Presidenti Donald Trump vijon turneun e tij ditën e djeshme duke zhvilluar tubime brenda një dite në Michigan Wisconsin dhe Nebraska.

Ndërsa rivali i tij Joe Biden u ndal në Giorgia, që është një shtet tradicional republikan, por që priten ndryshime të mëdha .

Edhe pse të gjitha sondazhet e shpallin fitues kandidatin demokrat Trump nuk duket aspak i shqetësuar nga kjo gjë.

 “E dini, sondazhet thonë, ai nuk mund të fitojë. Por pikërisht tani ne kryesojmë thuajse kudo, kudo.  E tani duhet të them se jam duke punuar shumë këtu”, tha presidenti i SHBA.

Joe Biden, në anën tjetër shprehet se në politikën e tij ata kanë zgjedhur bashkëpunimin mbi frikën dhe përçarjen.

"Ne zgjodhëm shpresën mbi frikën, unitetin në vend të përçarjes, shkencën e jo trillimin. Dhe po, zgjodhëm të vërtetën mbi gënjeshtrën. Popull, është koha të ri ngrihemi dhe të rimarrim sërish demokracinë tonë”, u shpreh Biden.

Rreth 68 milionë amerikanë kanë votuar deri tani, për të shmangur kështu mbipopullimin në qendrat e votimit dhe mundësinë e të infektuarit me Covid-19.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Iranit: Fitorja e Trumpit nuk bën dallim për Teheranin

Presidenti i Iranit: Fitorja e Trumpit nuk bën dallim për Teheranin