Trump e Brexit, partitë e djathta:
Të dëbojmë Merkel e Hollande

Trump e Brexit, partitë e djathta:<br />Të dëbojmë Merkel e Hollande
 “Dje një Amerikë e re, sot Coblenza, nesër një Europë e re”.  

Nën këtë slogan partitë populiste të djathës europiane takohen  në Coblenza të Gjermanisë.

E djathta europiane shpreson të përfitojë nga inati dhe dorëheqjet që kanë prodhuar 2 nga tronditjet më të forta të vitit që lamë pas, Brexit dhe zgjedhje e Trump president cka pritet të prodhojë zhvillime të tjera tronditëse në zgjedhjet e 2017.

Zgjedhje që priten të mbahen në një pjesë të mirë të shteteve europiane dhe ku partite populiste po fitojnë terren.
                                                                  
Hollandezi Geert Eilders drejton një parti të ekstremit të djathë e cila në vendin e tij sundon në sondazhe sidomos duke patur parasysh zgjedhjet të cilat mbahen në 15 mars.

Por shumë mendojnë se mund të ketë një internacionalizëm të bashkuar mes Marie Le Pen e partsisë Fronti Nacional në Francë, Salvini  Lega Nord në Itali, Eilders në Austri. 

Rikthimi i liderëve të populizmit   bazohet në disa cështje të  përbashkëta si nacionalizmi, patriotizmi, fobia nga emigrantët dhe refugjatët. Qëllimi i tyre i përbashkët i nisur nga Salvini “ Të dëbojmë Merkel, Hollande e Renzi”

Marine Le Pen është liderja më e duartrokitur e cila kandidon për presidente të Francëz. Ajo është e vendosur pas Brexit do të ketë efekt domino. “2016 ishte viti që zgjoi botën anglosaksone, 2017 mund të jetë viti kur edhe Europa do ti bashkohet” është shprehur Le Pen sipas të cilës tashmë kjo pikë është thjesht cështje kohe.

E pikërisht pas betimit të Trump partite e të djathës kanë marrë më shumë hov dhe vendosmëri në pikëpamjet e tyre.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot