Shkrimtarja e akuzon për përdhunim, Donald Trump: Qesharake, histori e sajuar, nuk ka ndodhur kurrë

Shkrimtarja e akuzon për përdhunim, Donald Trump: Qesharake, histori e sajuar, nuk ka ndodhur kurrë

Donald Trumpi i quajti pretendimet e një shkrimtareje se ai e kishte përdhunuar në një dyqan në Manhattan në mesin e viteve 1990, "historinë më qesharake dhe më të neveritshme". Komentet e tij u bënë në një deklaratë të paraqitur në gjykatë të mërkurën. Ish-presidenti tha se akuzat ishin "të sajuara" dhe se sulmi nuk ndodhi kurrë. Avokatët e akuzueses E. Jean Carroll luajtën për rreth 30 minuta pjesë nga deponimi i zotit Trump, duke përfshirë mohimin e prerë të tij se e sulmoi atë në mesin e viteve 1990 në një dhomë zhveshjeje të dyqanit Bergdorf Goodman.

"Nëse do të kishte ndodhur, do të ishte raportuar brenda pak minutash," thotë Trump në deponimin e tij, duke pretenduar se blerësit dhe punonjësit në "dyqanin shumë të ngarkuar" do të kishin dëgjuar sulmin dhe do të kishin njoftuar autoritetet.

Në zhvillime të tjera të mërkurën, avokatët e Trumpit thanë se nuk do të thërrisnin asnjë dëshmitar dhe gjykatësi tha se argumentet përmbyllëse ka të ngjarë të ndodhin të hënën përpara se juria të fillojë diskutimet të martën.

Trumpi nuk ka marrë pjesë në gjyq dhe nuk do të dëshmojë, duke i dhënë më shumë peshë deponimit të tij. I pyetur për rastin, ndërsa udhëtonte në Irlandë të mërkurën, Trumpi u tha gazetarëve: "Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë në Nju Jork".

Juria në gjykatën federale në Manhattan pritet të dëgjojë më shumë për deponimin e Trumpit të enjten, të ndjekura nga tre dëshmitarë të tjerë të thirrur nga avokatët e zonjës Carroll.

E. Jean Carroll Carroll po kërkon dëme monetare të paspecifikuara dhe një tërheqje të deklaratave të Trumpit që ajo pretendon se ishin shpifje./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku