Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shkarkuar sot nga detyra Sekretarin e Shtetit Amerikan, Rex Tillerson nëpërmjet një deklarate në Twitter. Trump e ka zëvendësuar Tillerson me shefin e CIA-s, Mike Pompeo. 65-vjeçari Rex Tilleron, ish-diplomat amerikan, mori detyrën e Sekretarit të Shtetit më 1 shkurt 2017.
Ndërkohë, do të jetë Gina Haspel që do të marrë drejtimin e Inteligjencës Amerikane (CIA), duke u bërë kështu e para femër në krye të një organi kaq të rëndësishëm amerikan. Lajmi për shkarkimin e Tillerson është publikuar nga mediat e huaja, të cilat nuk japin detaje të tjera rreth këtij vendimi të papritur të Trump.
Ndërkohë, ka qenë dhe vetë Presidenti Donald Trump, i cili përmes një postimi në Twitter njofton ndryshimet më të fundit, ndërsa falënderon Tillerson për punën e deritanishme dhe uron ata që marrin detyrën. Ky është një ndër vendimet më të guximshme të Presidentit amerikan, i cili i beson për herë të parë Shërbimin Inteligjent një gruaje, si dhe largon një ndër Sekretarët më të afër të tij.
“Mike Pompeo, shefi i CIA-s, do të jetë Sekretari i ri i Shtetit amerikan. Ai do të bëjë një punë fantastike. Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin e tij. Gina Haspel do të jetë shefja e re e CIA-s dhe e para grua e zgjedhur në këtë detyrë. Urime të gjithëve!”, shkruan Trump në rrjetin social Twitter.
(Postimi i Presidentit Donald Trump për ndryshimet më të fundit)
Rreth një muaj më parë, Tillerson kishte përfshirë në listën e perosnave “non-grata” të Departamentit amerikan të Shtetit që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, edhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe familjen e tij, me përjashtim të djalit të vogël të Llallës që ka lindur në SHBA.
Llalla kishte akuzuar ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu për keqinformim ndaj shtetit të tij, lidhur me këtë.
Lu e kishte akuzuar Lllallën se kishte penguar reformën në drejtësi dhe kishte refuzuar të hetonte politikanët e korruptuar.
d.c./s.k/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.3%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20