Trump:E shkarkova Flynn,ai gënjeu
zëvendëspresidentin Mike Pence

Presidenti Donald Trump nëpërmjet një postimi në Twitter ka shpjeguar arsyen e shkarkimit të ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn.
Trump shkruan se Flynn ka gënjyer zëvendëspresidentin Mike Pence dhe FBI-n, lidhur me takimet e tij me rusët.

“Unë e shkarkova gjeneralin Flynn, ai gënjeu zëvendëspresidentin Mike Pence dhe FBI-në.

Ai është fajtor për shkak të këtyre gënjeshtrave. Kjo është e turpshme. Sepse veprimet e tij në procesin e tranzicionit ishin në përputhje me ligjet. Këtu nuk ka asgjë për të fshehur,
”shkruan Donald Trump.

Trump tha se reputacioni i FBI-së ishte katandisur në" copa të thyera".

Sulmi i Trump vjen në një kohë kur hetimet kundër tij po vijojnë, madje në mediat amerikane shkruhet se Flynn do të jetë dëshmitar kundër Trumpit, në hetimet që do zhvillohen nga prokurori special Robert Mueller.

Trump nuk kurseu as akuzat kundër televizionit amerikan ABC News, për raportim të pasaktë dhe të pandershëm.

Trump e shkarkoi Flynn gjatë muajit shkurt për keqinterpretim dhe gënjeshtra për takimin midis zëvendëspresidentin Mike Pence dhe ambasadorit rus Sergei Kislayk gjatë periudhës së zgjedhjeve presidenciale.

[gallery]25019[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet