Trump e shtyu,kryeministri Markovic
i përgjigjet me qetësi e dashuri

Trump e shtyu,kryeministri Markovic<br />i përgjigjet me qetësi e dashuri
Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markovic komenton me “sportivitet” shtyrjen që presidenti Trump i dha gjatë samitit në Bruksel, video e cila bëri xhiron e botës.
 
Kryeministri Markovic u shpreh se Trump e meriton të jetë në rendin e parë të liderëve, si udhëheqës i superfuqisë më të madhe botërore.
 
“I kam parë reagimet. Ajo ishte një situatë pa ndonjë tendencë. Nuk e përjetoj në asnjë mënyrë tjetër. Dua të them se është e natyrshme që Presidenti i SHBA- së të jetë në rendin e parë. Mali i Zi mbetet i dedikuar miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet ai.
 
Kreu i qeverisë më tej ka shtuar se gjate samitit ka biseduar dy here me Trump Madje e ka falenderuar manjatin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në Senatin Amerikan.
 
Por komentet për videon e shpërndarë kanë pushtuar mediat duke u kthyer edhe tek slogan i presidenti Trump “Make Amerika Great Again”, pasi siç duket edhe në video kreu i shtëpisë së Bardhë kërkon vëmendje e do të jetë ai i pari. 


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024