Donald Trump zgjedh Pam Bondin për prokurore të Përgjithshme të SHBA-së! Matt Gaetz u tërhoq pas akuzave për një skandal seksual

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se do ta nominojë Pam Bondin për t’u emëruar prokurore e Përgjithshme e vendit, pak orë pasi Matt Gaetz u tërhoq nga gara.

Bondi, e cila ka qenë mbështetëse e zëshme e Trumpit, ka përvojë të gjatë në sundimin e ligjit dhe në të kaluarën ka shërbyer si prokurore e Përgjithshme e Floridës.

Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit mbrojtës të Trumpit gjatë gjykimit të parë kundër tij, ku ai akuzohej se i kishte bërë trysni Ukrainës të kryente hetim për korrupsion kundër rivalit të tij, presidentit të tanishëm amerikan Joe Biden, duke e bllokuar ndihmën ushtarake. Trumpu u shpall i pafajshëm për këto akuza më vonë nga Senati.

Së voni, Bondi ndihmoi në udhëheqjen e krahut ligjor të Institutit për Politika “America First”, një organizatë personeli i të cilës ka punuar ngushtë me fushatën e Trumpit për të ndihmuar në ndryshimin e politikave për administratën e tij të ardhshme. 

Bagazhi i Bondit dallon shumë me atë të Gaetzit, i cili ka shumë pak përvojë tradicionale për një prokuror të përgjithshëm, dhe i cili pritej të përballej me kundërshtim nga demokratët në Senat dhe nga disa republikanë po ashtu.

Trumpi njoftoi në rrjetet sociale se e zgjodhi Bondin, duke e lartësuar atë për përvojën e saj në prokurori dhe duke thënë se ajo është e ashpër ndaj krimeve si prokurorja e parë e përgjithshme grua e Floridës.

Trump, i cili i fitoi zgjedhjet më 5 nëntor pavarësisht se përballej me shumë hetime penale nga prokurorët shtetërorë dhe amerikanë, tha se Bondi do t’i japë fund politizimit të prokurorisë federale.

“Për kohë të gjatë, Departamenti i Drejtësisë i njëanshëm është armatosur kundër meje dhe republikanëve të tjerë. Por, jo më”, tha Trump.

Ndërkohë, Matt Gaetz njoftoi më herët se është tërhequr nga nominimi për postin e prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara.

Ai ishte nominuar nga Trumpi, por tha se këtë vendimin për t’u tërhequr e mori për shkak të një hetimi federal kundër tij për trafikim të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual./REL

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat