Trump emëron senatorin Rubio si sekretar Shteti: Do sjellim paqen, interesat e Amerikës mbi gjithçka tjetër! 'Spostoi' Grenell

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re.

Marco është një udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë shumë i fuqishëm për lirinë. Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”, shprehet Trump teksa njoftoi emërimin teksa kthehej në Florida nga Uashingtoni ku u takua me presidentin Biden.

Ndërsa vetë Rubio thotë se ‘Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që Presidenti Trump ka dhënë tek unë”, thotë ai.

"Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër.

Richard Grenell ishte një ndër emrat e përfolur në mediat amerikane për këtë post, por tashmë iu besua Marco Rubios.

Kush është Marco Rubio?

Ligjvënësi konservator Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranin dhe ishte një nga kandidatët që Trump po shqyrtonte për postin e nënpresidentit, përpara se të vendoste përfundimisht për senatorin J.D Vance.

Rubio është nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin dhe anëtar i komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ndryshe nga Anthony Blinken, Rubio pritet të ketë një qasje më autoritare në Politiken e jashtme.

Pozicionimet e tij në të shkuarën të bëjnë të mendosh se ai do të percjellë një sjellje totalisht ndryshe nga çfarë Blinken ka ofruar deri më tani. Rubio ka mbajtur detyrën zëvendëskryetarit të komisionit bipartisan për Kinën në Kongres, ku ka kërkuar politika më agresive ndaj Kinës nga ana e Amerikës, ndërsa në 2019 ai ndihmoi Trump që të ndërtonin një paketë sanksionesh ndaj Venezulës së Nikolas Maduros.

Senatori I Floridas, në fillimet e tij në politikë shprehej për forcat e armatosura amerikane dhe kontributin e tyre për paqen dhe demokracinë në botë. Rubio thoshte në 2011 se “ushtria amerikane ndaloi nazizmin dhe komunzimi si dhe të këqija të tjera si spastrimi etnik serb”. Një deklaratë e tillë lë të shpresojnë optimistët se Rubio në rolin e Sekretarit të Shtetit mund të ketë një qasje pro Kosovës, sidomos në procesin e dialogut me Serbinë.

Donald Trump vijon të plotësojë administratën teksa emëron Tulsi Gabbard si numrin një në Inteligjencën Kombëtare, komunitetin e amerikanëve 007. Kongresmenin Matt Gaetz si Ministër të Drejtësisë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:42
Trump emëron Matt Gaetz si sekretar të drejtësisë

Donald Trump emëron kongresmenin Matt Gaetz si sekretar të Drejtësisë.

"Matt do t'i japë fund qeverisë së armatosur, do të mbrojë kufijtë tanë, do të shpërbëjë organizatat kriminale dhe do të rivendosë besimin e shkatërruar të amerikanëve në Departamentin e Drejtësisë", thotë Trump në platformën e tij "Truth Social".

Ora 21:38
Trump emëron Tulsi Gabbard si drejtoreshë të Inteligjencës Kombëtare

Donald Trump ka emëruar Marco Rubion si Sekretar të Shtetit.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë zbuluar se Trump ka emëruar Tulsi Gabbard si drejtoreshë të Inteligjencës Kombëtare.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit të tyre në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit të tyre në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët