Presidenti Trump, ka theksuar gjatë të premtes se epoka e durimit përballë Koresë së Veriut ka përfunduar, duke kritikuar një regjim që nuk ka respekt për jetën njerëzore.
“Durimi strategjik me regjimin koreanoverior ka përfunduar. Sinqerisht, durimi ka përfunduar”, u shprehTrump.
“Objektivi jonë është paqja, siguria dhe stabiliteti për rajonin. Por SHBA-ja do të mbrohet gjithnjë dhe do të mbrojë gjithnjë aleatët e saj”, ka theksuar Trump gjatë në konference për shtyp me presidentin koreanojugor, Moon Jae In, në Shtëpinë e Bardhë.
Trump garantoi se SHBA do të vazhdojë të punojë me Korenë e Jugut, Japoninë dhe partnerët e tjerë në gjithë botën për një tërësi masash diplomatike, ekonomike dhe sigurie kundër regjimit të Kim Jong.
“Së bashku, ne përballemi me kërcënimin e regjimit të rrezikshëm dhe brutal të Koresë së Veriut. Programi bërthamor dhe balistik i këtij regjimi kërkon një përgjigje të vendosur”, tha presidenti Trump.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com