Pas letrës së falenderimit për Kryeministrin Edi Rama, presidenti amerikan falenderon kryeministrin Kosovar Avdullah Hoti. Në letrën e publikuar nga vetë kryeminiri Kosovar Avdullah Hoti, Trump falenderon atë për Takimin e Washingtonit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilitetit të Marrëdhënieve Ekonomike me Serbinë.
Trump vlerësoi edhe njëherë angazhimin e qëndrueshëm të Kosovës në ruajtjen e Paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Në përfundim të letrës së tij presidenti amerikan tha se partneriteti mes SHBA dhe Kosovës të forcohet me kalimin e viteve.