Trump: Fillimi im ka qenë i vështirë
i kam marrë babait borxh me interes

Trump: Fillimi im ka qenë i vështirë<br />i kam marrë babait borxh me interes
Një ndër njerëzit më të pasur në botë miliarderi Donald Trump ka thënë se nuk e ka pasur të lehtë për të arritur kulmin e suksesit financiar. Gjatë ditës së djeshme Trump tha se i ka marrë borxh babait të tij 1 milionë dollarë madje ai shtoi se është detyruar që t’ja kthejë me interes.

CNN shkruan se miliarderi sipërmarrës kujton fillimet e tij të vështira për të nisur karrierën e tij me pasuritë e patundshme.

 “Fillimi nuk ka qenë i lehtë për mua. Kur kam filluar në Brooklyn babai më dha një borxh të vogël prej 1 milion dollarësh. Pastaj erdha në Manhattan. Më duhej t’ia ktheja madje me interes. Por unë erdha në Manhattan, fillova të blej pasuri të patundshmëri dhe më shkoi shumë mirë”, i tha Trump një nëne të dy fëmijëve në një miting elektoral.

Moderatori Matt Lauer e ka pyetur atë. “Ju thatë se nuk ishte e lehtë për ju, por se babai iu dha 1 milionë dallarë borxh. Kjo ndoshta do të dukej goxha e lehtë për shumë njerëz ?”.

Ju keni të drejt por një milion dollarë nuk është shumë, krahasuar me atë që kam ndërtuar. Ndërtova njërën nga kompanitë më të mëdha”, iu përgjigj Trump moderatorit.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Tiranë, pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten

E rëndë në Tiranë, pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten