Trump fiton mbështetjen edhe të
problematikut … Martin Shkreli

Trump fiton mbështetjen edhe të<br />problematikut … Martin Shkreli
Martin Shkreli, që para disa muajsh mori nofkën “shqiptari më i urryer në internet” ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin Donald Trump në zgjedhjet preidenciale. Kjo është zhvendosja e radhës politike e “djalit të keq të farmaceutikës” që krijoi një dallgë të paparë antipatie kur ngriti “brenda natës” çmimin e një ilaçi jetik 5,000 herë më shumë sesa kishte qenë përpara se të blinte monopolin për të.
Djali i fëmijëve emigrantë që dikur lavdërohej si një gjeni në Wall Street po përballet me padi të rënda federale për abuzim me investuesit, punëdhënësit dhe firmat e fondet që ka drejtuar në vite.

Shkreli dukej se ka qenë fillimisht mbështetës i Hillary Clinton, por pas deklaratave të ashpra të saj që e paraqitën atë si një simbol të abuzimeve të një industrie farmaceutike të dalë jashtë kontrollit, ai zhvendosi mbështetjen e tij te Bernie Sanders, duke i dërguar publikisht një çek, prej 2,500 dollarësh.
Më vonë fushata e senatorit deklaroi se e kishte refuzuar çekun dhe ia kishte përcjellë një fondacioni bamirës. Pas kësaj, Shkreli filloi zhvendosjen te Republikanët, duke përfunduar dje në një mbështetje të hapur për Donald Trump.
Shkreli që me disa veprime të tij i ka bërë njerëzit të vrasin mendjen nëse kanë të bëjnë me një grykës të pangopur që pasurohet në kurriz të punës kërkimore të shkencëtarëve e mjekëve dhe në kurriz të të sëmurëve nevojtarë, apo është një ekstrovert që kërkon në mënyrë të parreshtur të jetë në vëmendjen e të tjerëve edhe nëse çmimi është urrejtja apo neveria masive.

Ai sigurisht nuk është i pari në “Farmën e Madhe” që lejohet nga ligji të abuzojë me çmimet e ilaçeve dhe shërbimeve, mirëpo sigurisht nuk ka shoq në brutalitetin dhe mungesën e taktit me të cilën e transmetoi strategjinë e tij në treg.
Për hir të të vërtetës, Donald Trump e ka quajtur Martin Shkrelin “një birbo të përkëdhelur”, kur plasi skandali i ilaçit Daraprim.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar