Trump gati murin me Meksikën
Kërcënon edhe General Motors

Trump gati murin me Meksikën<br />Kërcënon edhe General Motors
SHBA- Presidenti Trump duket i paduruar që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë dhe të marrë vendime të cilat pse jo mund të ndryshojnë shumë gjëra dhe jo vetëm në SHBA.

Dhe që në ditët e para të janarit nuk kanë të ndalur deklaratat e tij në rrjetin social tëitter.

Së fundmi ai ka kritikuar kompaninë prodhuese të makinave General Motors dhe sigurisht paketën shëndetësore Obamacare. 

Sipas tij shoqëria e makinave duhet të prodhojë makina në SHBA ose në të kundërt duhet të paguajë taksa më të shtrenjta doganore.  

Sipas tij kompania prodhon në Meksikë për t'iu shmangur  taksve në SHBA. Por nuk vonon edhe përgjigja e General Motors e cila shprehet se në Meksikë do prodhohet një sasi e vogël.

Nga ana tjetër Ford anulon prodhimin në Meksikë dhe investon në SHBA e pikërisht në Micigan dhe lajmi u konfirmua pak orë pasi Trump bëri deklaratën për General Motors.

“Ford anulon prodhimin në Meksikë dhe investon në Miçigan kjo falë politikës sime”, u shpreh manjati në twitter.

Por kjo deklaratë e presidentit hidhet poshtë nga kompania e cila shprehet se vendimi nuk ka lidhje me Trump por është thjesht çështje biznesi.

E sa i përket Obamacare shprehet “ Njerëzit duhet të kujtojnë se Obamacare nuk funksionon”.

Në 11 nëntor vetëm pak ditë pas zgjedhjes Trump u shpreh se do të shpëtonte një pjesë të rëformës shëndetësore, por mesa duket ende paska dyshime. Po e kundërta po ndodh me murin me Meksikën për të cilin duket se do të nis punën.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf