Trump gati t'i rikthehet tubimeve elektorale/ Presidenti: S’jam më me infeksion ngjitës

Një javë  pasi presidenti amerikan njoftoi se në testin e bërë për Covid-19, kishte rezultuar pozitiv, tanimë ai deklaron se ndjehet shumë mirë dhe se është gati ti kthehet angazhimeve të tij.

Presidenti amerikan, beson se tashmë nuk është më përcjellës i virusit  dhe gjatë një intervistë për Fox  deklaroi se nuk do të pranonte të zhvillonte debatin e radhës me Joe Biden në mënyrë virtuale.

“Ndihem mirë. Realisht mirë. Mendoj, perfekt... jam aq mirë sa të mbaj një tubim që sonte, s’mendoj se jam më me infeksion ngjitës,” - tha Trump.

Të enjten, mjeku i tij, Sean Conley, u shpreh në një deklaratë për shtyp se Trump mund të jetë në gjendje “për t’iu rikthyer angazhimeve publike” që të shtunën, duke  ngjallur frikë për përhapjen e mëtejshme të virusit.

Autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar ata që riaftësohen nga COVID-19 të vijojnë të mbajnë maska, të ruajnë distancën fizike dhe të ndjekin protokollet anti-Covid. Megjithatë pas deklaratave të fundit të Trump ka shumë vend për të dyshuar se ai nuk do t’i ndjekë ato. Sjellja e Trump gjatë karantinës, veccanarisht shëtitja e tij me makinë jashtë ambienteve të spitalit ka ngjallur reagime të shumta.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, do të mbahen me 3 Nëntor, në një atmosferë tejet të tensionuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja