Shtohen tensionet në raportet mes SHBA dhe Gjermanisë. Presidenti Donald Trump konsideron se politika gjermane mbi tregtinë dhe NATO nuk është aspak positive në drejtim të SHBA-së.

Kemi një deficit të madh tregtar me Gjermaninë.Për më tepër ata paguajnë shumë pak në NATO. Kjo nuk është aspak mirë për SHBA, por një drejtim i tillë do të ndryshojë”u shpreh Trump duke iu përgjigjur kancelares Merkel e cila është shprehur se nuk mund t'i besosh dhe të mbështetesh më tek SHBA.

Deklarata të tilla u aprovuan edhe  nga kryeministri Italian Gentiloni.

Edhe ministri i jashtem gjerman Gabriel u tregua i ashpër në reagimin e tij duke thënë se Trump është kundër Perëndimit dhe interesave te BE.

Sipas tij SHBA  duke patur nje president si Trump humbet lidershipin.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com