Trump grushton "CNN", video
inatos gazetarët: Çmenduri!

Trump grushton inatos gazetarët: Çmenduri!">
Presidenti amerikan Donald Trump postoi një video të shkurtër ku ai shfaqet duke rrahur një person që në vend të fytyrës ka logon e televizionit amerikan CNN.

Në videon origjinale të vitit 2007, Trump merr pjesë në spektaklin e njohur të Wrestling dhe godet pronarin e këtij organizmi Vionce McMahon.

Mësohet se video e modifikuar ku shfaqet Trump që sulmon CNN, një prej televizioneve më të urryera nga presidenti, u postua disa ditë më parë në forumet e internetit që mbështesin presidentin amerikan.

Por fakti që video e modifikuar u postua edhe nga Trump nuk është vlerësuar aspak nga media dhe CNN akuzoi presidentit se po nxit dhunë ndaj tyre.

CNN gjithashtu tha se me postimin e  videos, presidenti angazhohet në sjelle fëmijësh nuk i shkojnë aspak dinjitetit të zyrës së tij. Sidomos pas sulmit ofendues në “Twitter” të disa ditëve më parë ndaj dy gazetarëve, postimi i videos, pavarësisht se e rreme, nuk lë asnjë shije të mirë.

Në videon origjinale të vitit 2007, Trump mori pjesë në atë që quhej “beteja e miliarderëve” dhe ndihmoi të pranishmit e tjera t’i rruanin kokën rivalit të tij Vince McMahon.

Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur një valë të fortë reagimesh përtej oqeanit.

Gazetari Frank Rich e ka konsideruar këtë si një provë të çmendurisë së presidentit

Ai e ka analizuar aktin e Trump, si një thirrje të hapur për dhunë fizike ndaj gazetarëve.

Ndërsa gazetarja Katy Tur shprehet se kjo thirrje për dhunë tregon se Trump mund ta godiste me duart e tij një kundërshtar.

“Kjo histori ka shkuar shumë larg. Presidenti nxit dhunën ndaj lirisë së shtypit. Amerika nuk mund ta pranojë këtë” tha editoralistja Ana Navarro.

Jerry Springer nga ana tjetër tha se presidenti nuk është i ndërgjegjshëm dhe nuk ka idenë e dinjitetit dhe shenjtërisë që kërkon detyra e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz