Pasi u dëbua në janar nga Twitter, Facebook dhe YouTube i akuzuar për nxitje të dhunës, Ish-presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk dorëzohet lehtë. Për të kundërshtuar veprimin e gjigantëve te teknologjisë së rrjeteve sociale, Trump do të lançojë aplikacionin e tij të mediave sociale, "TRUTH Social" (E vërteta sociale).
"TRUTH Social" do të krijohet përmes një kompanie të re ‘Trump Media and Technology Group’.
"Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë pafund llogari në Twitter, ndërsa Presidentit tuaj të preferuar amerikan i është 'kyçur goja'. Kjo është e papranueshme”, tha Trump.
"Unë jam i ngazëllyer për të treguar të vërtetën time të parë në 'TRUTH Social'. TMTG u themelua me një mision për t'i dhënë zë të gjithëve. Unë jam i ngazëllyer që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia mbi 'TRUTH Social' dhe të luftoj kundër gjigantëve të teknologjisë", shtoi Trump.
Rrjeti social pritet të funksionojë muajin tjetër do të mund të bëhen postime, lojëra, argëtime dhe të lexoni lajme. Ndërsa në planet e saj afatgjata kompania përmes "TRUTH Social" parashikon që përfundimisht të konkurrojë kundër shërbimit cloud të Amazon.com dhe Google Cloud.
Twitter, Facebook dhe platforma të tjera të mediave sociale e ndaluan Trumpin nga shërbimet e tyre pasi qindra mbështetës të tij bënë protesta në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021. Kjo protestë erdhi pas një fjalimi të Trump në të cilin ai pretendoi në mënyrë të rreme se humbja e tij në zgjedhjet e nëntorit ishte për shkak të mashtrimit të gjerë me votat, një pohim i refuzuar nga gjykata të shumta dhe zyrtarë shtetërorë të zgjedhjeve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme
23 Nëntor, 18:05
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03
Kur Trump thote per veten /presidenti juaj i preferuar/ ,me kujton fjalet e Neronit per veten e tij kur po jepte shpirt:/C'artist i madh po vdes!/
PërgjigjuEdhe ky me Foltore??
PërgjigjuPatjeter qe jo
Përgjigju