Trump: Haspel objekt sulmesh se ka qenë e ashpër ndaj terroristëve

Trump: Haspel objekt sulmesh se ka qenë e ashpër ndaj terroristëve

Dretoresha e Cia-s Gina Haspel

Presidenti Donald Trump thotë se e zgjedhura prej tij për postin e Drejtoreshës së Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Gina Haspel, "është bërë objekt sulmesh, sepse ka qenë shumë e ashpër me terroristët”.

Presidenti shkroi një Twitter të hënën në mëngjes, pas njoftimit në media, se Haspel kishte ofruar javën e kaluar dorëheqjen nga kandidatura e saj, për shkak të shqetësimit të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë për rolin që kishte pasur në metodat e ashpra të marrjes në pyetje të  dyshuarve për terrorizëm.

"Mendoni që në këto kohë shumë të rrezikshme, ne kemi njeriun më të kualifikuar, një grua që demokratët nuk e duan, sepse është shumë e ashpër ndaj terroristëve. Dil fitimtare Gina!”- shkruan Presidenti.

Siç njoftoi fillimisht gazeta The Washington Post, Haspel kishte dyshime se mund të zhvillohet një seancë konfirmimi në Senat me pyetje të ashpëra, për të cilën ajo mendon se mund të dëmtojë jo vetëm CIA-n, por edhe reputacionin e saj.

Sipas njoftimit të mediave, zyrtarë të lartë të administratës Trump, nxituan për t’u takuar me zonjën Haspel në zyrën e saj në CIA, për të diskutuar lidhur me shqetësimet e saj dhe deri mbrëmë në darkë, emërimi i saj mbetet në fuqi.

"Emërimi i saj nuk ka për t’u përmbysur nga kritikë partiakë, të cilët mbajnë anën e Unionit Amerikan për të Drejta Civile lidhur me mënyrat se si CIA ruan sigurinë e popullit amerikan.”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah.

Seancat e konfirmimit të zonjës Haspel fillojnë të mërkurën. Gina Haspel është aktualisht drejtoreshë në detyrë e CIA-s dhe veterane që prej 33 vjetësh e agjencisë së zbulimit.

Megjithëse shumë prej aktiviteteve të saj këto vite janë sekrete, organizata libertariane siç është Unioni Amerikan për të Drejtat Civile dhe një numër i madh demokratësh, thonë se ajo nuk duhet kualifikuar për këtë post, pasi ka drejtuar një qendër për marrjen në pyetje në Tajlandë.

Dy të dyshuar si terroristë islamikë ju nënshtruan metodave të rënda të marrjes në pyetje, më konkretisht, praktikës së simulon ndjesinë e mbytjes, për të cilën kritikët thonë se është një formë torture.

Agjencia “Associated Press” njoftoi se në takimet e saj me senatorët në prag të seancave të konfirmimit, Haspel i siguroi ata se si drejtoreshë e CIA-s, ajo do t’i kundërshtonte teknika të tilla brutale. Mundet që ajo t’i përsërisë këto garanci gjatë seancave dëgjimore të së mërkurës.

Një zëdhënës i CIA-s tha se ligjvënësit dhe publiku do të kenë rastin të njohin “Gina Haspelin e vërtetë" të mërkurën dhe të shohin, sipas zëdhënost, se ajo është një person i admirueshëm, që do të bëhej një shefe zbulimi e shkëlqyer. VoA

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë