“ Do të braktis bizneset e mia dhe do të përqëndrohem në qeverisjen e vendit” kështu ka deklaruar president i zgjedhur i SHBA Donald Trump.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Trump shkruan se në 15 dhjetor do të mbajë një konferencë së bashku me familjen ku të shpallë planin e tij.
Për mua fokusi i vetëm është ‘ ta bëjë Amerikën sërish të madhe’, është shprehur Trump.
Gjithashtu, manjati i pasurive të paluajtshme ka deklaruar se nuk ka asnjë ligj që e detyron atë të heqë dorë nga bizneset e tij dhe se po e bënë këtë me vullnetin e tij të plotë në mënyrë që të shmangen konfliktet e mundshme të interesit.
“Për këtë arsye po hartohen dokumentet ligjore, të cilët do të më lënë mua totalisht jashtë bizneseve. Presidenca është një detyrë më e rëndësishme”, është shprehur Trump.

(Postimet e Trump në Twitter)
Redaksia Online
(B.K./Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com