Trump histori me pornostaren 
i pagoi 130 mijë $ që të mos fliste

Trump histori me pornostaren <br />i pagoi 130 mijë $ që të mos fliste<br>
Mediat amerikane raportojnë se avokatët e Donald Trump i kanë paguar 130.000 dollarë një aktoreje filmash pornografik në vitin 2016 që ajo mos të flasë.

Sipas Wall Street Journal, që bazohet në burime anonime, Trump duket se e ka takuar 38 vjeçaren, Stephanie Clifford në vitin 2006 në një kampionat golfi në Lake Tahoe, një vit pas martesës me Melania Trump. Takimi intim mes Trump dhe Clifford, është zhvilluar më vonë. Michael Cohen, avokati i Trumpit i ka paguar paratë një muaj para zgjedhjeve, pasi ai kishte arritur të negocionte për të mos folur publikisht, thotë Wall Street Journal. 

Clifford duket se ka qenë në bisedime me televizionin ABC News për të folur publikisht për aferën. Nuk dihet, nëse Trump ka pasur dijeni për këtë pagesë. 
Edhe më parë presidenti Trump ka mbushur kryetitujt e gazetave për tema të tilla. 

Gjatë fushatës presidenciale u shfaq një video e vitit 2005, ku Trump krenohej se mund t'i prekësh femrat në kofshë pa ndonjë problem. Disa gra e kanë akuzuar Trump për ngacmime seksuale. Por Trump ka deklaruar disa herë, se akuzat ndaj tij janë gënjeshtra.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas