Trump është shprehur se ‘do të ishte gabim i madh nëse për çfarëdo arsye do të zëvendësohej Infantino në krye të FIFA-s’. Sipas Trump ‘Infantino u tregua i jashtëzakonshëm duke udhëhequr një Botëror me fitime të jashtëzakonshme si kurrë më parë’.

Deklaratat e Trump vijnë pas lajmeve se familjarë të tij ishin të interesuar për të blerë aksionet që do të shiteshin nga FIFA, ndërsa njihet për afërsinë me Infantino-n si dhe ndërhyrjet gjatë kampionatit botëror. Sa i takon Infantinos ai po kryqëzohet nga UEFA, CONCACAF dhe AFC-ja, që pritet ti kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet e reja të FIFA-s në muajin mars.