Trump i drejton gishtin gazetarit të
CNN:Jashtë!Ja pyetja provokuese

Trump i drejton gishtin gazetarit të<br />CNN:Jashtë!Ja pyetja provokuese<br>
Donald Trump gjatë një konference për shtyp me Presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev ka debatuar me një gazetarë të CNN Jim Acosta. Gazetari Acosta po i bënte një pyetje në lidhje me deklaratat e Trump për shtetet e varfra.

“A keni thënë që doni që në Amerikë të vijnë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë?”pyeti gazetari i CNN me këmbëngulje. Trump ju përgjigj gazetarit se do të donte të vinin njerëz nga të gjithë shtetet. Gazetari Acosta vazhdoi me një pyetje tjetër, nëse presidenti Trump kishte dëshirë që në Amerikë të vijnë njerëz me ngjyrë.

Pas kësaj pyetje Presidenti Donald Trump nuk e mbajti dot veten dhe urdhëroi gazetarin e CNN të dilte janshtë duke i drejtuar gishtin.

Pas kësaj e mbyllën konferencën për shtyp duke falënderuar pjesëmarrësit.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen