Trump i bindet Kim Kardashian, fal të dënuarën, Alice: Do t'ju bëj krenar për shansin e dytë të jetës

Trump i bindet Kim Kardashian, fal të dënuarën, Alice: Do t'ju bëj krenar për shansin e dytë të jetës

Kim Kardashian, presidenti Donald Trump dhe Alice Maria Jonhson

Jeta e Alice Marie Johnson ka ndryshuar rrënjësisht. Për ato që nuk e njohin ,Alice është 63 vjeçarja e dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge në SHBA, por pas ndërhyrjes së një nga femrave me me influencë të showbiz-it, Kim Kardashian, presidenti i SHBA-ve Donald Trump  ka vendosur ti japë faljen.

Në vitin 1996, Johnson u dënua për 8 akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis. Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me trafikantët e drogës ndodhën pasi Alice kishte humbur vendin e punës, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ia kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk ishte në gjendje të paguante kredinë.

Pas faljes së dhënë nga presidenti Trump, 63 vjeçarja Alicë është shprehur pë CNN e emocionuar për shansin e dytë që i është dhënë në jetë, duke falenderuar Kim Kardashian dhe Donald Trump.

Do t'ju bëj krenar që më keni dhënë këtë shans të dytë në jetë dhe nuk do ta zhgënjej publikun amerikan apo botën që ka aq shumë besim tek unë.

Do të thotë se dikush më në fund më pa, dikush më dëgjon më në fund, dikush mka mëshirë për mua - dhe ky ishte Presidenti Trump, dhe kështu që unë jam aq mirënjohës për të dhe për atë që ai ka bërë.

Alice Marie Jonhson

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore