Trump i kërcënoi me luftë, K.
Veriut: S’trembemi, qen që leh

Trump i kërcënoi me luftë, K.<br />Veriut: S’trembemi, qen që leh
Pas deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumo, në OKB, për sa i përket një lufte të mundshme mes Koresë për të cilën Trump u shpreh se do ta shkatërronte nëse do të ishte i detyruar të mbronte vendin dhe aleatët nga raketat koreanoveriore, ka ardhur edhe reagimi i vendit diktatorial.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, ka reaguar në lidhje me deklratën e bërë nga Trump, duke e cilësuar atë si “zhurma e një qeni që leh”, si dhe ka shtuar se ndien keqardhje për këshilltarët e Presidentit Amerikan.

“Nëse ai mendon se do të na trembi me zhurmën e lehjes së një qeni, atëherë kjo është një ëndërr qeni dhe në Kore, ëndrrat e qenit kanë shumë pak sens”, është shprehur Ri.

Gjithashtu në fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së, Tramp duke ju referuar udhëheqësit të Koresë së Veritu me një nofkë të vendosur nga ai vet gjatë javës së shkuar nëpërmjet Twitterit, është shprehur se “Njeriu raket është në një mision vetëvrasës për veten dhe regjimin e tij”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza